Aktualitet19 Nëntor 2022, 20:57

“Erioni ma dha lejen në WhatsApp”, Mimoza Ahmeti reagon pas dënimit për ndërtim pa leje

Shkruar nga Pamfleti
“Erioni ma dha lejen në WhatsApp”, Mimoza Ahmeti reagon pas

Poetja Mimoza Ahmeti reagoi për herë të parë pas publikimi të lajmit për dënimin e saj për shkak të një ndërtimi pa leje në Petrelë.

Ajo deklaroi në “Top Channel”, se kryerjen e 40 orëve për interes publik ajo do t’i realizojë dukë dhënë leksione publike.

Artistja shprehu dëshirën e saj që pronën që kishte pësuar dëmtime nga tërmeti ajo ta rindërtonte për të ndërtuar një galeri dhe një shkollë arti.

Ajo shprehet se shpreson që Komuniteti i Petrelës do ta ndihmojë për të vënë në jetë planin e saj dhe thumboi sistemin e drejtësisë duke e quajtur përzierje të  supermacisë me demokracinë.

Bota bëhet shumë e bukur kur gjerat merren thjesht. Unë nuk i kam ndjekur këto portalet por dikush më tha se ishte bërë e madhe. Gjithçka ndodhi me mirëbesim, sepse unë kisha folur me Erionin dhe ai ma kishte dhënë lejen me një shkrim në WhatsApp. Po mund të bësh sepse ma kishte shembur tërmeti dhe isha në pronë time. Gjithmonë doja që të ikja nga qyteti, të ndërtojë një atelje timen në Petrelë. Mirëpo mbase dhe ju shpreha dikujt që e njoh edhe ka ngjallur pas zili. Kjo nuk është hera e parë, unë për poezitë janë atakuar edhe në vitet ’90. Arti ka diçka që të jep një ekskluzivitet, kur mundohem ta shuaj ndonjëherë, dal pa krehur pa lyer dhe kur shihem në pasqyrë ndjej gravidancën e madhe të dashurisë dhe të besimit që kam marrë nga njerëzit. Shqiptarët kanë një fjalë të ‘Jeta është provë’,” tha Ahmeti.

Aktualitet Moza Ahmeti ndertime