Aktualitet 4 Janar 2019, 13:25

ERTV nxjerr “blof” Edi Ramën, kryeministri mashtrues kërkon të errësojë sytë e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
ERTV nxjerr “blof” Edi Ramën, kryeministri mashtrues

ERTV nxjerr “blof” Edi Ramën

Arben Ahmetaj është krenar për punën 3-vjeçare të bërë në krye të ministrisë së Finanancave. Ai ka bërë sot një bilanc të vitit që lamë pas, ku u shpreh se “sipas shifrave, jo te qeverisë, por të institucioneve të besueshme ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, ndërkohë që kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, situata ishte e errët dhe shumë problematike.”

Ndërkohë që ministri Ahmetaj raportonte, kryeministri i fasadave dhe narcist, ka shënuar një “gol” në portën e tij ERTV.  Ai është shfaqur në të njëjtën kohë me gjasme “live” së bashku me ministrin në ikje të Ekonomisë Arben Ahmetaj teksa vizitonin një biznes mermeri.

Mesa duket ERTV-ja nxjerr ‘bllof’ kryeministrin Rama pasi video që publikohet si ‘live’ është regjistruar më herët. Ose “superministrat” që i përcolli nga kabineti  janë kthyer në “hije” të kudogjendura.

Aktualitet Ahmetaj Edi Rama