Aktualitet13 Mars 2022, 11:54

Ervin Goci: Qendra e Tiranës ofron Malumën, nuk është kjo protesta

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Goci: Qendra e Tiranës ofron Malumën, nuk është kjo

Aktivisti Ervin Goci, duke folur në protestën para Kryeministrisë, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin nga një faturë në duar dhe t’i bashkohen tubimit.

“Këta të varfrit do t’i shikojë nga vrima e X5, masa popullore sot komunikon me njëri tjetrin dhe me atë që janë të besueshëm. Merrni një faturë në dorë dhe ejani tregojani pak se si është të jetosh në Shqipëri. Këtu problemi është thelbësor, jetësor dhe për mbijetesë. S’ka teorira, kjo është arsye që të tregojmë forcën, që ato masa që ka marrë t’i çojë diku bamirësi se nuk janë masa për dinjitetin tonë. Duhet të kuptohet se cila është protesta. Qendra e Tiranës ofron Malumën nuk është kjo protesta, duhet hapur në të gjithë republikën”, tha ai.

Aktualitet #Ervin Goci #Proteste