alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg mund të marrë formë të prerë

02/07/2022, 15:28
ne Kryesore, Politike
A A

Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, thuhet se Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së.

Deputeti demokrat Ervin Salianji rrezikon të përfundojë në burg.


-Lexo edhe:

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

Në vitin 2019 ai u dënua me 1 vit burg për mashtrim me çështjen “Babale”, por vendim nuk mori formë të prerë. Çështja shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendosë vendimin final. Më 4 korrik do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Salianjit dhe Jetmir Olldashit dhe nëse Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, deputeti duhet të arrestohet menjëherë.

Relatore është Edlira Petri, e cila ka në dorë edhe vendimin për statutin e PD. Berisha e ka sulmuar fort kohët e fundit dhe si duket kjo është arsyeja. Salianji e drodhi pas largimit të Bashës dhe vajti në krahët e Berishës. Sot mediat e deputetit “non grata” janë hedhur në sulm ndaj gjyqtares, duke dhënë sinjale se të hënën mund të ketë zhvillime të forta.

Rasti në fjalë ka të bëjë me audiopërgjimin ndaj ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Në atë kohë dolën disa përgjime, ku flitej së vëllai i Xhafajt merrej me trafiqe. Pas hetimeve, prokuroria u shpreh se e gjitha ishte montazh për të dëmtuar figurën e ish-ministrit dhe shpalli fajtorë Ervin Salianjin dhe gazetarin Olldashi, të cilët u dënuan me 1 vit burg dhe 6 muaj burg. Ndërkohë u dënua me 2 vite burg Fredi Alizoti, i cili ishte paguar duke trilluar historinë.

Në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, thuhet se Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së.

Sipas Gjykatës biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ia ka dorëzuar Ervin Salianjit, ndërsa të dy bashkë janë takuar që një vit më parë.

Gjithashtu sipas Gjykatës Penale, Albert Veliu i njohur si Babalja, i cili u dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, u akomodua në Selinë e Partisë Demokratike ku edhe ka dhënë intervistë.

“Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron, Geron Xhafës në janar 2018. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale. Pas publikimit të audio- përgjimit ka biseda kompromentuese. Salianji realizoi takimin e Babales me gazetarin Olldashi. Në tetor 2017 Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin. Nga tabulatet rezulton se zërin e Agron Xhafës e bëri Alizoti. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim pasi nuk kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Kjo veprimtari e kallëzimit të rremë nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik të deputetit apo ushtrimit të lirisë së shprehjes”, shprehet gjykata.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

12/08/2022, 21:46
Bota

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

12/08/2022, 21:00
Kryesore

Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Britania paralajmëron të tjerë emra “non grata”: Nuk do ketë më politikanë të paprekshëm

12/08/2022, 20:41
Kryesore

Tronditet Mali i ZI/ Një person hap zjarr ndaj qytetarëve, 11 të vdekur dhe disa persona të plagosur

12/08/2022, 19:14
Forum

Kjo elitë politike duhet të shkrihet, përfaqëson interesat e kusarëve dhe familjeve të tyre

12/08/2022, 17:12
Politike

Pse shtatori do të jetë përvëlues për Ilir Metën? Hetimet e SPAK dhe profecia e Sali Berishës se ish-presidenti do ta kalojë jetën prapa hekurave

12/08/2022, 16:24
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Trajneri që shkroi historinë i “shkel syrin” Shqipërisë: Porta mund të hapet, Broja nuk duhet trumbetuar gjithë kohës si fenomen

Trajneri që shkroi historinë i “shkel syrin” Shqipërisë: Porta mund të hapet, Broja nuk duhet trumbetuar gjithë kohës si fenomen

Rruga Kardhiq-Delvinë, Tritan Shehu: Rama duhet të japë llogari për 7 vitet vonesë dhe koston e shtrenjtë të projektit

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ia konfiskon pasaportën Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53

Masakra në Mal të Zi/ Qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare, Gjukanoviç shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

12/08/2022, 21:52

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

12/08/2022, 21:46

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

12/08/2022, 21:36

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 8 persona të plagosur (Foto)

12/08/2022, 21:33
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In