Sport25 Janar 2023, 16:10

Ervin Skela bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e skuadrës së të rinjve të Eintraktit të Frankfurtit

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Skela bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e

Ervin Skela bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e skuadrës së të rinjve të Eintraktit të Frankfurtit

Ervin Skela do të jetë trajneri i përkohshëm i të rinjve U-19 të Eintrakt Frankfurt. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, pasi konfimoi largimin e teknikut Damir Agoviç.

“Ne po ndjekim një filozofi të qartë për akademinë e të rinjve. Jo vetëm në lidhje me stërvitjen e lojtarëve, por edhe me trajnerët, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin e talenteve. Gjatë pushimeve dimërore analizova intensivisht strukturën e mëparshme dhe situatën aktuale, dhe arrita në vendimin që së bashku me Damir Agoviçin të mos shohim të ardhme përtej sezonit”, tha drejtori Aleksandër Rishter.

Në A-Jugend-Bundesliga, Eintrakti i Frankfurtit është në vendin e 13 në pushimin dimëror me 11 pikë nga 10 ndeshje të luajtura. Në Ligën e të rinjve, ekipi i mbijetoi fazës së grupeve dhe do të luajë në play-off kundër Alkmarit në shkurt.

Rikujtojmë që më parë Skela ka qenë edhe trajner i ekipit të 17-vjeçarëve të Eintraktit.

Sport Ervin Skela trajneri i Eintrakt Frankfurt U-19