
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se vendi i Shqipërisë është në BE. Duke folur për mediat amerikane për situatën në Ballkan, ai është ndalur te vendi ynë, duke e cilësuar Shqipërinë si një partner të besueshëm në NATO.
Por ai i ka dërguar një mesazh qeverisë, duke u shprehur se duhet të ecë me reformat, pasi vetëm falë tyre shkohet drejt familjes europiane.
“Dua të them, sinqerisht, Shqipëria po ecën mjaft mirë. Ju mund ta shikoni këtë duke konstatuar se si ka qenë Shqipëria në fillim të viteve ’90, dhe si është tani. Shqipëria aktualisht është një nga partnerët tanë më të besuar brenda NATO-s si dhe të marrëdhëniet dypalëshe për sigurinë, tregtinë, çështjet politike dhe stabilitetin rajonal. Ata po veprojnë ashtu siç duhet. Rruga e tyre drejt Evropës është e hapur. Dhe në të vërtetë është vetëm çështje se sa shpejt mund të realizojnë reformat”, tha ai.
I dërguari amerikan nënvizoi se shtetet në rajon duhet të zgjidhin problemet që kanë mbetur nga vitet ’90 dhe të ecin drejt integrimit evropian. Escobar u ndal të dialogu Kosovë serbi, ku e bëri të artë s eudhet të pranohet plani “franko-gjerman”.
“Shpresojmë se të dyja palët do ta pranojnë dhe të fillojnë implementimin e tij. Por ndërkohë, janë disa çështje që janë brenda marrëveshjes së Brukselit të papërmbushura”, shtoi ai.
Po ashtu ai e ka bërë të qartë se Asociacioni duhet të pranohet nga qeveria e Kovës, duke marrë shkas dhe nga qëndrimet e Albin Kurtit, i cili nuk lëshon pe.