Aktualitet17 Janar 2019, 06:47

‘Escobari i Ballkanit’, Balili sulmon ish- ambasadorin Lu: Ishin të politizuara, nuk kam lidhje me DEA-n

Shkruar nga Pamfleti
‘Escobari i Ballkanit’, Balili sulmon ish- ambasadorin Lu: Ishin

'Escobar i Bakklanit', Balili sulmon ish- ambasadorin Lu: Ishin të politizuara

Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit. Balili ka rrëfyer muajt e arratisjes dhe thotë se policia nuk i është afruar asnjëherë vendit ku ai fshihej dhe qëndroi në arrati për 2 vite e tetë muaj.

I pyetur nga gazetari për atë akuzat që ambasad amerika deh ambasadori kanë hedhur nga tij, Balili u përgjgij se janë deklarata të politizuara.

A jeni në dijeni që në adresën tuaj ka një vendim në Greqi, që jeni dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi?
Jo, jo. Greqia nuk ka burgim të përjetshëm për hashash dhe unë nuk jam i dënuar.

Pse jeni i sigurt që nuk jeni dënuar?
Sepse kam një avokat për çështjen time që më ka mbrojtur.

Avokat shqiptar apo grek?
Grek.

Sepse ambasadori amerikan Lu ka deklaruar …
Çështja vazhdon që të jetë në proces gjyqësor në Greqi, nuk ka mbaruar.

Pra ju jeni i bindur që deri tani nuk ka dënim ndaj jush nga pala greke?
Çështja është në procese gjyqësore.

Gjatë kësaj kohe, ju keni qenë njeriu më i akuzuar në Shqipëri. Dhe për më tepër nofka “Eskobari i Ballkanit” ka bërë që emri juaj të ishte në krye të listës së personave më të kërkuar në Republikën e Shqipërisë.
Ajo dihet që ishte politizuar.

Por ajo që i dha më tepër peshë akuzave kundër jush ka qenë pikërisht përmendja e emrit tuaj nga ambasada amerikane…
Ambasada është ndikuar nga politika shqiptare, që më ka bërë këtë sepse unë nuk kam lidhje as me DEA-n siç më akuzon DEA, dhe as me ambasadën, se unë akuzohem për 600 kg hashash të kapura në Zakintho i dyshuar.

A e dini ju që për 2 vite e gjysmë keni qenë njeri shumë i kërkuar edhe për agjencinë amerikane të antidrogës DEA?
Po, kam dëgjuar dhe ky ka qenë shkaku që unë nuk jam dorëzuar sepse këtu u bë një bujë shumë e madhe dhe u politizua shumë. Dhe normale, si mund të dorëzohesha unë kur më akuzon si “Eskobar” për 600 kg hashash?

Gjatë kësaj kohe keni marrë ndonjë informacion përse është përfshirë emri juaj në gjithë këtë histori, sepse ju pretendoni sot që në asnjë rast nuk jeni përfshirë në trafik të drogave të forta, që zakonisht janë elementët që heton DEA amerikane.
As që bëhet fjalë fare.

Atëherë, si është e mundur që është përfshirë emri juaj?
Nuk e di. Politika, ndoshta. Nuk e di këtë se si është bërë.

Nga aq sa keni kontaktuar me avokatët tuaj në Shqipëri dhe në Greqi, për çfarë episodesh jeni nën akuzë në Greqi?
Për hashash, për punën e Zakinthos.

Për ngarkesën me 600 kg kanabis.
Po.

Ju jeni akuzuar si organizator dhe financues dhe po ashtu si përgatitës i infrastrukturës dhe i logjistikës për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, përfshirë një seri vendesh të Bashkimit Evropian, duke filluar nga Holanda, Belgjika, Gjermania, Austria, Italia, Bullgaria.
Unë nuk kam shkelur ndonjëherë në asnjë nga këto shtete që përmenden dhe nuk kam lidhje me asnjë nga akuzat që kanë nxjerrë. Edhe në përgjimet e bisedave që diskutohet se janë në dokumentacion, unë nuk figuroj. Këto janë dokumente që mund t’i hetoni dhe t’i verifikoni në dosje.

Në deklaratën që policia e Athinës ka bërë në datën 10 maj të vitit 2016, thuhet që ju keni bashkëpunuar me vëllezërit Poti, nga Kukësi, të arrestuar në Belgjikë. A i njihni këta persona?
As që i kam dëgjuar ndonjëherë. As i kam parë dhe as i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk më ka lidhur ndonjëherë puna që t’i njoh këta persona.

Aktualitet