
'Është e sigurt'! Ngjela paralajmërim të fortë nga Spanja: Halldupët e korrupsionit në Shqipëri janë në fund të sundimit të tyre
Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka dhënë një mesazh të fortë për politikën shqiptarë të lidhur me krimin e korrupsionin. Nga Spanja, ku ndodhet prej disa ditësh, avokat Ngjela ka deklaruar se Shqipërinë e kemi të pushtuar nga halldupët e korrupsionit, që ka 20 vjet që po e drejtojnë për xhepin e tyre dhe kundër interesit kombëtar.
Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, ku shfaqet me një shishe verë të vjetër në dorë, Ngjela paralajmëron se në vendin tonë nuk mund të të shijojë vera e vjetër, por sipas tij, në fund të sundimit të tyre janë tani këta halldupë.
“Sa kënaqësi të jep vera e vjetër në një vend të lirë si Spanja! Po në Shqipëri? Shqipërinë e kemi të pushtuar nga halldupët e korrupsionit që ka 20 vjet që po e drejtojnë për xhepin e tyre dhe kundër interesit kombëtar.
Domethënë që nuk mund të të shijojë vera e vjetër. Sigurisht… Por ama, në fund të sundimit të tyre janë tani këta halldupë. Kjo është e sigurt”, shkruan Ngjela.