Sport 4 Shtator 2022, 15:52

“Është futboll, jo politikë”, Valon Behrami flet sërish për festën me shqiponjë ndaj Serbisë: Ishte marrëzi, lojtarëts serbë janë miqtë e mi

Shkruar nga Pamfleti
“Është futboll, jo politikë”, Valon Behrami flet

“Është futboll, jo politikë”, Valon Behrami flet sërish për festën me shqiponjë ndaj Serbisë: Ishte marrëzi, lojtarëts serbë janë miqtë e mi

Valon Behrami, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan për Zvicrën, ka folur në një intervistë për gazetën “Blick” në lidhje me fitoren e kombëtares helvete ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror të Rusisë në vitin 2018 dhe festën e bërë nga futbollistët e tjerë shqiptarë me shqiponjë. Xhaka e Shaqiri shënuan golat e fitores dhe festuan me shqiponjë, por Behrami nuk e bëri të njëjtën gjë. Dhe, tani tregon edhe arsyet për këtë.

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, tha Behrami për Blick. 

Sport mesfushori shqiptar ndeshja me Serbinë Valon Behrami