Politike 3 Korrik 2022, 21:34

“Është gjë idiot ky?”, Rama tregon se si politikani holandez pengoi integrimin në BE për shkak të ligjit të Sheriatit

Shkruar nga Pamfleti
“Është gjë idiot ky?”, Rama tregon se si politikani

“I thashë zotëri ne nuk jemi vend mysliman, se asnjëherë se kemi pasur ligjin e Sheriatit, ne jemi vend europian dhe model i vëllazërisë fetare që se kam thënë unë por Papa Françesku. Por ky zotëria vjen këtu dhe shkruan një artikull që problemi me Shqipërinë është ligji i Sheriatit. Tani është gjë idiot ky zotëria?”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me audiencën holandeze në Amsterdam, ka zbuluar një prapaskenë të disa viteve më parë, se si një politikan holandez e ka pyetur se si do e zgjidhë  Shqipëria problemin me ligjin e Sheriatit.

Ai sqaroi se i kishte bërë me dije politikanit holandez ,se Shqipëria është një vend i lirisë së fesë por politikani emrin e të cilit nuk e bën të ditur, kishte publikuar një artikull me këtë temë, që ndikoi më pas në pengimin për çeljen e negociatave me BE-në.

“Kemi pasur dhe ca gjëra me Holandën. Se nuk ju pëlqeu raporti i Komisionit iu duk shumë i vetëkënaqur, tepër miqësor dhe iu desh të dërgonin një grup pune për të marrë informacion dhe ndejtën disa orë dhe ikën. Por Ballkani është i çuditshëm. Isha përballë njërit prej tyre dhe më pyeti si do e zgjidhni problemin me ligjin e Sheriatit. I thashë zotëri ne nuk jemi vend mysliman se asnjëherë se kemi pasur ligjin e Sheriatit, ne jemi vend europian dhe model i vëllazërisë fetare që se kam thënë unë por Papa Françesku. Por ky zotëria vjen këtu dhe shkruan një artikull që problemi me Shqipërinë është ligji i Sheriatit. Tani është gjë idiot ky zotëria?” Jo s’është, se s’dua të përmend emra. Është tepër inteligjent ai, është lloji i politikanit më inteligjent që unë vetë s’dua të jem, por ai e bën këtë për probleme të brendshme këtu, për të thënë nuk e di çfarë. Dua të them se Holanda ka moton e të qënit rigoroz por të drejtë. Holanda ka ushtruar kaq shumë trysni mbi ne që mendoj se është e padrejtë, por na ndihmoi të përmirësoheshim dhe më në fund vendi ynë është përmirësuar shumë”, rrëfeu Rama.

Politike #ligji i sheriatit Edi Rama integrimi ne be