Politike13 Korrik 2022, 19:09

“Është minë që do të shpërthejë çdo ditë nga pak”, Alibeaj: KLGJ nuk mendon për popullin me hartën e re gjyqësore

Shkruar nga Pamfleti
“Është minë që do të shpërthejë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke folur në Komisionin e Ligjeve, tha se Harta e re Gjyqësore është si një minë që do të plasë  çdo ditë nga pak.

Alibeaj tha se kjo seancë e shtyrë dy apo tre herë, është këmbanë alarmi për sistemin e drejtësisë në vend dhe se nuk ka mbetur më asnjë gjyqtar.

“U kërkua kjo seancë dëgjimore me shpresën e vakët se mund të kishte një reflektim nga qeveria sepse ajo e miraton. Seanca u shty dy apo tre herë. Është seancë funerali, kambanë alarmi për hipokrizinë që për atë që fshihet në të. Harta e re, nuk ka gjyqtarë në sistem. Nuk ka gjyqtar se vetingu i miratuar me 140 vota u kthye mbrapsht… si ishte ajo shprehja: Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, tha ai.

Më tej Alibeaj, theksoi se ligjet janë formuar në mënyrë të njëanshme dhe se kjo frymë ka shkruar deri tek KLGJ dhe kjo nuk është qeverisje mbi gjyqësorin, por një qeverisje mbi gjyqtarët.

“Dhe e dyta që është më e rëndë nga ideja për të kontrolluar gjithçka plus sistemin e drejtësisë. Ligjet atëherë u bënë në mënyrë të njëanshme, shpejt e shpejt e pa konsultime. vazhdoi historia edhe me zbatimin e ligjeve dhe fryma u përçua edhe tek institucionet e reja KLGJ. Sepse KLGJ është apolitik por nuk abstragoni nga ndjeshmëritë e publikut. ky është problem i madh. Thoni po qeverisim gjyqësorin duke qeverisur gjyqtarët. Nga 20 gjykata bëni 10”, deklaroi Alibeaj.

Ai vijoi me tek me ndikimin e kësaj procedure, në gjithë procesin gjyqësor që qytetarët shqiptarë duhet të ndjekin, duke rrugëtuar nga qyteti i tyre për në kryeqytet, gjë e cila sipas tij nuk e shqetëson fare KLGJ-n. Alibeaj theksoi se qytetarët janë lënë mes qeverisë dhe KLGJ dhe nuk dihet se cila prej tyre do t’i mbrojë interesat e tyre.

I spostoni nga periferia ku jepet shërbimi në qendër. Aftësia e gjyqtarëve është e njëjta. Ndryshon vetëm: merre funksionarin, sille në qendër jepi komoditet, hallexhiu rri atje ku ishte dhe harxhon edhe më tepër. Më alarmant është se KLGJ e sheh si çështje jashtë sensibilitetit publik. Nuk mendoni për popullin. Ministri përmendi Përmetin. Kjo nuk është mëkat të dëgjosh njerëzit. KLGJ siç është konfiguruar sensibilitetin ndaj publikut e ka zero. Edhe avokati që është përfaqësues i avokatëve nuk është i tillë. Mjafton të dëgjosh Helsinkin që përfaqësuesi i shoqërisë civile paska votuar pro hartës. Helsinki tha proces nuk ka. Ministri ishte edhe më emblematik, tha është përgjegjësi e KLGJ por qeveria është e vetmja hallkë për mbrojtjen e interesave të publikut. Kryeministri e tha që pardje që s’dua t’ia di ç’bëhet me publikun. Kolegë, kjo është minë që do të shpërthejë çdo ditë nga pak. Duhet të parashikohet pasoja e t’i dilet një orë e më parë para”,përfundoi ai.

Politike Alibeaj gjyqtar Harta e re Gjyqësore KLGJ