Politike27 Janar 2023, 18:41

“Është njësoj si Erion betoni”, Berisha akuzon Rakip Sulin: Është i përfshirë në aferën e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti
“Është njësoj si Erion betoni”, Berisha akuzon Rakip

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët në Kamëz, ka sulmuar kryebashkiakun, Rakip Suli, duke e akuzuar atë se është i përfshirë në skandalin e inceneratorëve.

Berisha tha se Suli ju merr qytetarëve 3-fishin e taksës që ju takon për pastrimin dhe më pas i dërgon këto para në “minierat” e Ramës dhe Veliajt, të cilët sipas tij nuk e lënë pa gjë kryebashkiakun.

Rakipi është bashkëfajtor në organizatën kriminale të djegëseve. Ai ju merr ju trefish taksë pastrimi se sa ju takon. Ju merr bizneseve, 5-fishin e taksës që duhet të paguajnë. I çon këto para në minierën e floririt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt në fushën e Sharrës. Çdo ton mbeturina, kompostohet njësoj si 20 vite më parë. Për këto tarifa është 11 euro për ton, sipas kontratës. Ndërsa qytetarët paguajnë 29 euro/ton. 18 euro për tonë, në 5 vite janë bërë 54 milionë euro dhe kanë shkuar në bankat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Edhe Rakipit, nuk e kanë lënë pa gjë,” tha Berisha.

Berisha tha gjithashtu se Suli gjithmonë është shquar për vjedhje, pasi edhe në rininë e tij, kur shkonte në fshat, banorët numëronin kuaj pasi ai i vidhte. Ndërsa shtoi se kryebashkiaku gjatë viteve në krye të bashkisë, i vuri rruspat shkollave, për t’i rindërtuar më pas me çmim shumë herë më të lartë.

Rakipi ka lindur me dorë. Sa herë shkonte në fshat vetë, të nesërmen numëronin kuajt. Edhe në emigracion, pa dorë nuk ka ndenjur, ndërsa këtu i papërmbajtur. Këtu u fut rruspat shkollave, njësoj si Erion Betoni. Shkollave pa asnjë problem. Shkollave në të cilat, prej tre vitesh zhvillohet normalisht mësimi. Pse këto rruspa? Sepse do t’iu ndërtojë me 4.5 – 5 milionë dollarë. Do të vjedhë 4/5 e shpenzimeve në çdo shkollë. Riktheu turnet e treta në arsim”, përfundoi Berisha

Politike #Sulit Akuza Berisha