Sport 9 Korrik 2022, 21:33

“Është normale, shpejt marr vendimin”, Strakosha reagon pas lajmit për transferimin e tij te Mançester Junajtid

Shkruar nga Pamfleti
“Është normale, shpejt marr vendimin”, Strakosha reagon

“Është normale, shpejt marr vendimin”, Strakosha reagon pas lajmit për transferimin e tij te Mançester Junajtid

Mediat angleze kanë publikuar sot lajmin e bujshëm se Tomas Strakosha është alternativë për portën e Mançester Junajtid. Portieri i përfaqësueses shqiptare është lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me Lacion dhe tashmë mund të zgjedhë të ardhmen e tij, gjë që ka sjellë interesimin e klubit të njohur anglez.

Vetë Strakosha i ka cilësuar këto zëra si normale, pasi mendon se për lojtarë të lirë, ka interesim të vazhdueshëm, siç tregoi në një prononcim të shkurtër për portalin “Insajderi”.

“Është normale kur je futbollist i lirë që klubet të interesohen. Menaxherët janë duke folur me klube, por shumë shpejt do të marr vendimin rreth të ardhmes. Nuk kam vendosur ende. Klube të Premier Ligës janë të interesuara”, ishte deklarata e Strakoshës rreth zërave të fundit për të ardhmen e tij.

Strakosha është raportuar vazhdimisht se ka qenë në kontakte edhe me klubin e Fullhem, por deri tani marrëveshja mes palëve nuk është konkretizuar.

Sport Mançester Junajtid portieri kuqezi Tomas Strakosha