Politike 3 Qershor 2022, 19:58

“Është shëmbëlltyra e normalitetit dhe qytetarisë”, Rama tregon pse u zgjodh emri i Bajram Begajt

Shkruar nga Pamfleti
“Është shëmbëlltyra e normalitetit dhe

Kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyet se përse socialistët zgjodhën emrin e Bajram Begajt për postin e presidentit.

Duke folur para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se ai është figura e duhur që do të kthejë normalitetin në Presidencë.

Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti e asaj qytetarie, e atij sensi ndaj shërbimit të njerëzve që ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS. Unë nuk kam qenë një nga propozuesit. Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nga Sekretari i Përgjithshëm u zhgënjyen pozitivisht. Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse ndodhet në qytet”, tha Rama.

Politike #Begaj PS Rama