Sport 9 Nëntor 2022, 21:41

Është “shtylla kurrizore” e Empolit, finalisti i Ligës së Konferencës ndjek mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Është “shtylla kurrizore” e Empolit, finalisti i

Është “shtylla kurrizore” e Empolit, finalisti i Ligës së Konferencës ndjek mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare

Ardian Ismajli ka lënë pas dëmtimin e tij dhe po shfaqet përsëri në një formë mbresëlënëse me skuadrën e Empolit. Mbrojtësi shqiptar e tregoi këtë me dy paraqitje shumë të rëndësishme në ndeshjet e fundit për skuadrën e tij, fitoren 1-0 ndaj Sasuolos dhe humbjen 2-0 ndaj Napolit.

Përballë kryesuesve të kampionatit italian ai ishte një nga emrat më të spikatur në fushën e lojës me ndërhyrje vendimtare që shmangën një pasiv edhe më të thellë për skuadrën e Empolit. Ndaj nuk është aspak rastësi që klube me emër kanë filluar të monitorojnë futbollistin kuqezi.

Përveç skuadrave të tjera të njohura në Serinë A, tashmë për Ismajlin kanë filluar të interesohen edhe klube me emër jashtë Italisë dhe sipas “TMW”, një i tillë është edhe Fejenordi, shkruan “Panorama Sport”.

Finalisti i Ligës së Konferencës në edicionin e parë që u përmbyll në Tiranë, raportohet se po monitoron me vëmendje lojtarin dhe është i gatshëm të bëjë një lëvizje për të siguruar firmën e tij. Empoli e ka blinduar me një kontratë afatgjatë lojtarin, por përballë një oferte të parezistueshme, e vështirë t’i thotë jo”, pasi edhe vetë filozofia e këtij klubi është të promovojë futbollistë dhe pastaj të fitojë ekonomikisht nga shitja e tyre.

Sport Ardian Ismajli Fejnordi mbrojtësi i Empolit