Politike28 Korrik 2022, 16:21

“Është thjesht një superhajdut, fuks dhe i pabesë”, Romeo Kara: Retorika e Metës nuk pin më ujë, tani është koha të flasë drejtësia

Shkruar nga Pamfleti
“Është thjesht një superhajdut, fuks dhe i

Jursiti Romeo Kara ka shpërthyer në akuza shumë të forta sot ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se tani ka ardhur koha që shqiptarët të shohin fytyrën e vërtetë të Ilir Metës.

Sipas juristit, pas daljes së tij nga Presidenca duhet që të flasë drejtësia. Kara deklaron se mbi Metën rëndojnë të gjitha mëkatet  e mundshme, teksa shton se e ardhmja e tij është në burg.

Postimi i plotë i juristit

Është pikërisht koha për të të hequr maskën, o Like!

Retorika tradicionale bajate, që zakonisht del nga goja jote, këtë radhe është më shumë se e shpifur.

Shume ke folur, akoma më shumë ke bërë. Sigurisht prapësira. Tani është koha që të flasë drejtësia dhe ti të dëgjosh.

Shantazhet e tua mund t’i hajë vetëm ndonjë shpirtzi i ngjashëm me ty. Prapa kërcënimit tënd banal, dallohet qartë, frika dhe paniku yt, të cilat kanë kohë, që të janë kthyer në makth dhe sëmundje kronike. Për ne të tjerët, ti je thjesht një superhajdut, abuzues i pushtetit, i korruptuar, fuks, i pabesë, armik dhe turp i popullit dhe i vendit tënd.

Sigurisht që të shohim pa kollare, por në burg, jo në pushtet. Kupa jote është mbushur dhe çdo pikë që shtohet vetëm derdhet. Si simbol i ligësisë, meriton një ndëshkim shembullor, mësim i nevojshëm për të tjerët, që të kane për idhull.

Këto po t’i thotë një njeri që të njeh dhe e njeh mirë.

Edhe njëherë po të këshilloj: lere kollaren, mblidhja litarin vetes dhe përballu me atë çfarë ke bërë dhe zhbërë këto 30 vite.

Politike Meta Romeo