Sport24 Mars 2018, 22:17

Është zbulim i madh i Igli Tares, tani e kërkon Pep Guardiola te Manchester City

Shkruar nga Pamfleti
Është zbulim i madh i Igli Tares, tani e kërkon Pep Guardiola te

Është zbulim i madh i Igli Tares, tani e kërkon Pep Guardiola te Manchester City

Igli Tare po cilësohet nga mediat italiane si fenomen i lëvizjeve në merkato, pasi ka sy të mprehtë të kapë lojtarë që në pamje të parë nuk të mbushin mendjen, por që shndërrohen me pak punë në gjigandë të futbollit italian dhe europian. Falë Tares është zbuluar një talent i madh që tani kërkohet nga shumica e klubeve europiane. Madje dhe në Itali, Inter, Juventus e Napoli kanë shfaqur interes për Stefan de Vrij, një zbulim i rëndësishëm i Igli Tares.

Sipas mediave italiane, pikërisht një nga zbulimet gjeniale të Tares, është mbrojtësi holandez. Futbollisti 26-vjeçar ka qenë pika kyçe e lacialëve, duke treguar siguri në prapavijë. Kjo ka bërë që pas holandezit, të vihen shumë klube të njohura. Sipas asaj që raporton “Sun”, këtë herë është radha e Guardiolës. Pas interesimit të Interit, Barcelonës, Liverpulit, Mançester Junajtid, edhe Mançester Siti është futur në garë për të siguruar shërbimet e De Vrij. Mbetet të shihet nëse Guardiola do ta bëjë të vetin lojtarin gjatë merkatos së verës, por gara është shumë e fortë. /Pamfleti.com

Sport