Aktualitet25 Prill 2018, 19:31

Eskobari mori përsipër borxhin e jashtëm të Kolumbisë: Nëse Meta, Berisha, Basha, Rama, Bode, Ruli, Ahmetaj, Beqja e zyrta

Shkruar nga Pamfleti
Eskobari mori përsipër borxhin e jashtëm të Kolumbisë:

Eskobari mori përsipër borxhin e jashtëm të Kolumbisë: Nëse Meta, Berisha, Basha, Rama, Bode, Ruli, Ahmetaj, Beqja e zyrtarët e tjerë, do të kthenin paratë e vjedhura borxhi i Shqipërisë zerohet

Borxhi i Shqipërisë ka shënuar një rritje të paparë, në masën 73 përqind. Pavarësisht se ka pasur ulje të tij, sërish ai është në nivele shumë të larta dhe shteti shqiptar u detyrohet borxhlinjve miliarda.

Pa llogaritur këtu dhe borxhet e fshehura, xhepa borxhesh të lëna trashëgim dhe nga qeveria Berisha dhe të shtuara dhe nga qeveria Rama.

Janë para që kanë dalë nga buxheti i shtetit, janë marrë nga bankat e ndryshme me përqindje kredie biznesi, janë borxhe për shkak të vendimeve të gabuara të gjykatave shqiptare, ama mbeten borxhe të cilat duhen shlyer.

Njëherësh këto borxhe të marra nga partnerët tanë, të marrë nga bankat e të gjitha niveleve për të kryer investime madhore, dobiprurëse për ekonominë shqiptare dhe për t’u përkthyer në një kohë të caktuar në një vlerë ekonomike, nuk kanë shkuar kurrë në destinacion.

Në shumicën e rasteve, këto para kanë rrjedhur rrugës nëpër xhepat e thellë të zyrtarëve shqiptarë sipas hierarkisë shtetërore dhe zbatuese, ku pjesën e “luanit” e kishte kupola.

Për këtë arësye investimet e kërkuara ose nuk janë kryer dhe kanë kërkuar para të tjera, rasti i Rrugës së Kombit që ka shpenzuar deri më tani trefishin e shumës se planifikuar, pra 1. 5 miliardë euro, dhe kërkon po kaq që të përfundojë tamam është shembulli më i qartë.

Por ka dhe investime, ku shpenzimet janë hedhur shkel e shko, pasi kanë “dorovitur” tërë kupolën që ka pasur në dorë kalimin e këtyre parave tek investitori dhe që tashmë janë investime qe duhen bërë nga e para.

Ndërkohë që shteti shqiptar vijon të paguajë borxhin e investuar keq.

E përmbledhur kjo në filzofinë popullore të krijar në formë anekdote, përmes një qëfimi që: “një shqiptar shkon tek një amerikan dhe e pyet si e bërë këtë vilën. Ai e nxjerr në dritare dhe i thotë: e sheh atë urën atje me 6 këmbë. Po thotë urën e shoh, por me vetëm 5 kembë. Amerikani i thotë: ajo këmba është këtu te vila ime.

Kur i kthen vizitën shqiptarit miku amerikan, i thotë se si ka mundësi që je në tre vila për kaq pak vite, ke këtë park makinash luksoze etj etj.

Si mikpritës shqiptari e nxjerr në dritare dhe i thotë: I sheh ato dy urat dhe atë rrugën e gjërë që gjarpëron andej. Jo thotë amerikani, s’shoh asgjë. Shqiptari i thotë: dy urat dhe rruga këtu janë te këto vilat dhe makinat e pasuritë e tjera”.

E treguam këtë rrëfim-anekdotë shqiptare për të treguar se të gjithë kryeministrat shqiptarë kanë vjedhur sa nuk ka më, bashkë dhe me tërë piramidën drejtuese poshtë.

Në krye qëndron ish kreu i LSI, ish kryeministër, ish kryetar Kuvendit dhe aktualisht Presidenti Ilir Meta. I cilësuar ‘sheiku” i Ballkanit Ilir Meta është me pasuri marramendëse të patundshme dhe të tundshme në Shqipëri,  Britani, Rumani, Itali, Zvicër, Kroaci, Mal të Zi, Greqi dhe me para në të gjitha parajsat fiskale dhe zonat off-shore.

Pa llogaritur vilat dhe shtëpitë luksoze në Shqipëri, apo jahtet me të cilët kalon pushimet.

Po kështu dhe Sali Berisha, bashkë me familjen, pasuri përrallore në kurriz të shqiptarëve, që nga piramidat kur mori tërë kursimet e shqiptarëve në qeverisjen e parë dhe kur bëni namin në tetë vitet e qeverisjes që dytë.

Pas tij nuk mbetet as Lulzim Basha, që vodhi rrugën e Kombit, dhe gjithçka që lëvizi në tokë, ujë e ajër.

Por dhe kryeministri aktual Edi Rama, me pasuri madhe të vënë që nga 11 vitet në krye të Bashkisë së Tiranës përmes lejeve të ndërtimit e deri tek investimet, apo për pesë vitet në krye të qeverisë, nuk mbetet prapa.

Këtu mund të shtojmë ministrat e PD, PS dhe LSI, që nga Ruli, Bode të PD, Ahmetaj, Beqja të PS apo dhe Haxhinasto , Manjani e Vasili të LSI etj., të cilët kanë vënë pasuri gjatë ushtrimit të funksionit të ministrit. Pa përjashtuar dhe zyrtarë të tjerë.

Dhe nëse do të ndodhte e pandodhura dhe këta zyrtarë që nga ish kryeministra e kryeministra, Presidentë dhe ish presidentë, ministra e ish ministra, drejtorë e ish drejtorë do të kthenin në arkën e shtetit paratë që kanë vjedhur, atëherë borxhi i shtetit do të bëhej zero.

Nuk themi se ata mund të bëjnë të “pabërën” dhe t’i kthejnë vetë, por me instalimin e ligjit të Vettingut dhe në politikë dhe administratën shtetërore këto para ku janë e ku nuk janë duhet të kthehen në arkën e shtetit. Janë para të vjedhura dhe para abuzimi me pushtetin.

Para shumë vitesh supertrafikanti botëror i drogës Eskobari mori përsipër borxhin e Kolumbisë në këmbim të faljes. Nuk u pranua, por një burg modern në Kolumbi tërësisht me investimet e tija ku do kryente dënimin edhe vetë ia pranuan.

Këta zyrtarë të lartë dhe politikanë shqiptarë duhet ti kthejnë paratë e vjedhura, janë miliarda./Pamfleti.com

Kryesore Ahmetaj Basha Beqja e zyrtarët e tjerë Berisha Bode do të kthenin paratë e vjedhura borxhi i Shqipërisë zerohet Eskobari mori përsipër borxhin e jashtëm të Kolumbisë: Nëse Meta Rama Ruli