alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Ethet” nga shkarkimi/ Presidenti Meta për herë të parë do të mbrohet para Gjykatës Kushtetuese

16/10/2021, 8:16
ne Politike
A A
"Ethet" nga shkarkimi/ Presidenti Meta për herë të parë do të mbrohet para Gjykatës Kushtetuese

"Ethet" nga shkarkimi/ Presidenti Meta për herë të parë do të mbrohet para Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës.


-Lexo edhe:

“Zjarrfikësi të mos vijë në protestë”/ Alibeaj i kthehet Berishës: Non-grata i vlerave të qytetarisë!

Hetimet për vrasjen e Xhuvanit, Bardhi: Berisha të ulë kokën dhe të heshtë, e vërteta do dalë në shesh

Gjykata ka bërë një shqyrtim paraprak të kësaj çështjeje, ndërsa datën e mbajtjes së seancës plenare publike pritet ta vendosë në një rast tjetër sipas rregulloreve të saj.

Studiuesja e çështjeve kushtetuese dhe profesorja e kësaj fushe në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dr.Aurela Anastasi, thotë se kalimi për në seancë plenare publike nga Gjykata Kushtetuese i vendimit të Kuvendit është i rëndësishëm, sepse për herë të parë do të dëgjohet Presidenti Meta.

“Gjykata fton palët për të dëgjuar shpjegimet e tyre lidhur me çështjen. Presidenti Meta nuk shkoi para komisionit parlamentar, ndaj në seancën plenare të Gjykatës Kushtetuese ai ka rastin të sqarojë pozicionin dhe veprimet e tij, të cilat Kuvendi i ka vlerësuar si shkelje të rënda. Seanca do të jetë publike, pra me dyer të hapura. Procesi ka marrë trajtën e një gjykimi themeli, përderisa palët ballafaqohen për herë të parë me dokumente dhe komente” – thotë dr. Anastasi.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon gjykime të tilla të posaçme, në seanca që duhet të jenë publike, por nuk parashikon afate maksimale kohore. Ekspertët nuk pranuan të parashikojnë një afat kur mund të zhvillohet seanca e Gjykatës Kushtetuese, se kjo është në kompetencë të Gjykatës, por sipas përvojës së deritanishme, mendojnë se kjo mund të ndodhë brenda 2 deri 9 muaj.

Sokol Hazizaj, një tjetër ekspert i njohur i çështjeve kushtetuese në Tiranë thotë që më tepër se sa afatet, juridiksioni, procedurat, rëndësi të madhe ka kuorumi dhe vendimi i Gjykatës.

“Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë, kur sipas Kushtetutës duhet të ketë 9 anëtarë. Një vendim ligjërisht i rregullt nga gjykata me 7 anëtarë duhet të ishte në raportin e votave 5 me 2. Sa i saktë do të ishte ligjërisht një vendim në raportin 4 me 3? Kjo mbetet për t’u debatuar” – thotë zoti Hazizaj.

Me fillimin e procesit të vetingut Gjykata Kushtetuese doli jashtë funksionit, sepse ish-kryetari dhe shumica e 9 anëtarëve të saj u dorëhoqën ose u rrëzuan gjatë procesit të rivlerësimit.

Disa nga anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese ende e paplotë janë propozuar pak kohë më parë nga Presidenti Meta, për të cilin tani pritet të gjykojnë nëse duhet shkarkuar.

Kuvendi i mëparshëm miratoi qershorin e kaluar shkarkimin e presidentit Iir Meta për 9 shkelje të rënda të Kushtetutës, pas qëndrimeve të tij përpara dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Në “shkeljet e rënda të Kushtetutës” komisioni i posaçëm hetimor, renditi shkeljen e betimit, cënimin e procesit zgjedhor, cënimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, të imazhit dhe reputacionit të vendit, figurës institucionit dhe abuzimin me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Presidenti nuk u paraqit në komisionin e posaçëm hetimor, duke e quajtur të paligjshme nismën e ndërmarrë nga shumica socialiste.

Pro shkarkimit votuan 104 deputetë, por tani është Gjykata Kushtetuese, është ajo që do të thotë fjalën e fundit, duke i dhënë të drejtë ose jo Kuvendit./VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

"Zjarrfikësi të mos vijë në protestë”/ Alibeaj i kthehet Berishës: Non-grata i vlerave të qytetarisë!
Politike

“Zjarrfikësi të mos vijë në protestë”/ Alibeaj i kthehet Berishës: Non-grata i vlerave të qytetarisë!

30/06/2022, 23:20
Politike

Hetimet për vrasjen e Xhuvanit, Bardhi: Berisha të ulë kokën dhe të heshtë, e vërteta do dalë në shesh

30/06/2022, 22:56
Politike

Berisha i “kall datën” Blinkenit: Po shqyrtoj mundësinë e një padie në SHBA, por kam frikë se do harxhoj shumë para

30/06/2022, 22:43
A do të kandidojë si i pavarur në 2023-n për Bashkinë e Vlorës? Përgjigjet Dritan Leli: Kam dhënë maksimumin
Politike

A do të kandidojë si i pavarur në 2023-n për Bashkinë e Vlorës? Përgjigjet Dritan Leli: Kam dhënë maksimumin

30/06/2022, 22:25
“Të rrëzojmë regjimin”/ Dhunë apo protestë qytetare? Berisha zbulon skenarët, çfarë do të ndodhë më 7 korrik
Politike

“Të rrëzojmë regjimin”/ Dhunë apo protestë qytetare? Berisha zbulon skenarët, çfarë do të ndodhë më 7 korrik

30/06/2022, 22:11
Politike

Meta në “qiellin e shtatë”, shfaqet tepër i lumtur në krah të ambasadores amerikane

30/06/2022, 22:01
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Beniada, Sheila, Sabiani, Elhaidi dhe Arditi në nominim, ja kush u largua nga shtëpia e BBV

Përfundon fushata elektorale, nis heshtja zgjedhore në Kosovë, nesër qytetarët votojnë kryetarët e komunave

Përfundon fushata elektorale, nis heshtja zgjedhore në Kosovë, nesër qytetarët votojnë kryetarët e komunave

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Vjeshta në Kosovë vjen me çmime të rritura, mungon strategjia antikrizë

01/07/2022, 10:03
Shokuese në Greqi/ Babai tenton të mbysë fëmijën një vjeç në mes të rrugës, shqiptarët ndërhyjnë dhe e shpëtojnë (Video)

Shokuese në Greqi/ Babai tenton të mbysë fëmijën një vjeç në mes të rrugës, shqiptarët ndërhyjnë dhe e shpëtojnë (Video)

01/07/2022, 9:56

Shpërthim me tritol në një servis makinash në Lezhë

01/07/2022, 9:47
Qeveria e Abazoviçit në rrezik

Qeveria e Abazoviçit në rrezik

01/07/2022, 9:40
Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

01/07/2022, 9:35

Kosova përballet me ngritje enorme të çmimeve

01/07/2022, 9:34

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In