Sport19 Qershor 2022, 17:15

Etrit Berisha apo Milinkoviç-Saviç? Torino bën zgjedhjen përfundimtare kush do të mbrojë katërkëndëshin e portës sezonin e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti
Etrit Berisha apo Milinkoviç-Saviç? Torino bën zgjedhjen

Etrit Berisha apo Milinkoviç-Saviç? Torino bën zgjedhjen përfundimtare kush do të mbrojë katërkëndëshin e portës sezonin e ardhshëm

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha përgjatë sezonit të shkuar ka dueluar për vendin e titullarit në portën e Torinos me portierin serb, Vanja Milinkoviç-Saviç, me trajnerin e skuadrës Ivan Juriç, që ka qenë në mëdyshje mes dy lojtarëve për zgjedhjen e parë të formacionit. 

Raportimet nga “La Stampa” tregojnë se Torino duket se e ka bërë zgjedhjen e saj për portën, duke konfirmuar gardianin shqiptar dhe duke nxjerrë në merkato portierin serb, i cili duket se do të largohet gjatë javëve në vijim, pas komunikimit nga ana e klubit se Berisha do të jetë zgjedhja e parë për sezonin e ardhshëm. 

Torino duket se do zëvendësojë 25-vjeçarin me portierin brazilian Gabriel, i cili do të jetë rivali i ri i Berishës për vendin e titullarit te torinezët.

Sport Etrit Berisha portieri i Kombëtares Torino Vanja Milinkoviç-Saviç