Aktualitet16 Prill 2018, 08:42

EU Observer ndez dritën jeshile: Shqipëria është gati për të hapur negociatat

Shkruar nga Pamfleti
EU Observer ndez dritën jeshile: Shqipëria është gati

EU Observer ndez dritën jeshile: Shqipëria është gati për të hapur negociatat

Shqipëria duket se është shumë afër hapjes se negociatave, lajm që do të mësohet ditën e nesërme në raportin vjetor të Komisionit Evropian.

Në këtë konkluzion ka arritur dhe EU Observer, e cila në parashikimet citon raporte të brendshme të Bashkimit Evropian.

Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet e pranimit në BE, por abuzimet e të drejtave të njeriut nënkuptojnë se negociatat e Turqisë duhet të mbesin në pritje, është kjo nisja e një shkrimi nga EU Observer.

“Në dritën e progresit të arritur, Komisioni Evropian rekomandon që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë”, komisioni do të thotë në raportin e saj të zgjerimit vjetor, që do të dalë të martën, thuhet me tej në këtë shkrim.

Aktualitet Eu Observer negociatat