alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Euro bie në nivelin më i ulët historik, çfarë pritet të ndodhë me finalen e Ligës së Konferencës

21/05/2022, 7:20
ne Ekonomi, Tirana
A A
Euro bie në nivelin më i ulët historik, çfarë pritet të ndodhë me finalen e Ligës së Konferencës

Euro bie në nivelin më i ulët historik, çfarë pritet të ndodhë me finalen e Ligës së Konferencës

Euro ra sot për herë të parë poshtë kufirit të 120 Lekëve, duke shënuar nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 119.96 lekë, duke prekur një rekord të ri në një cikël nënçmimi që, me thyerje të vogla, kishte nisur që vitin e kaluar.


Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për Euro ngelet e pakët, ndërsa në këtë periudhë flukset hyrëse janë përmirësuar ndjeshëm falë rritjes së eksporteve dhe të turizmit hyrës.

Një faktor tjetër që ndoshta ka filluar ta ndikojë kursin e këmbimi mes Euros dhe Lekut është finalja e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në Tiranë javën e ardhshme. Për këtë ngjarje priten të hyjnë në vend të paktën 20 mijë tifozë të huaj, të cilët do të sjellin shuma të mëdha valute me vete.

Agjentët e tregut mendojnë se ndeshja do të ketë një efekt të pashmangshëm në tregun valutor. Tregu valutor shqiptar është relativisht i vogël dhe prurje në rendin e disa miliona Eurove të përqendruara në pak ditë, do të rrisin ofertën e Euros dhe do ta zhvlerësojnë më tej monedhën europiane kundrejt lekut.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Është shumë e mundshme që javën e ardhshme Euro të prekë rekorde të reja në rënie në kursin e këmbimit me Lekun.

-Lexo edhe:

Vijon shtimi i rasteve me Covid, 671 persona të infektuar gjatë 24-orëve të fundit

Sa “paguhet” një pensionist në muaj? Kriza e çmimeve dhe problemet e shtresave në nevojë

Edhe në vazhdim, fakti që ndodhemi para sezonit veror bën që pritshmëritë të jenë kryesisht në favor të një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit ndaj Euros.

Ky mbiçmim i Lekut për shumicën e ekspertëve ka qenë i papritur, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve dhe zgjerimin e deficitit tregtar, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar. Por, as shtrenjtimi i importeve nuk e ka zhvlerësuar dot Lekun.

Ekspertët mendojnë se vala e panikut që përfshiu ekonominë pas shëprthimit të luftës në Ukrainë bëri që shumë njerëz të krijonin rezerva të produkteve ushqimore të konsumit. Kjo mund ta ketë ulur disi fluksin e importeve në javët e fundit.

Gjithashtu, edhe importet e energjisë elektrike në muajt e fundit besohet se kanë qenë në sasi më të ulëta, tjetër faktor që e ka zbutur edhe më shumë kërkesën për Euro në tregun valutor.

Mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit në këtë periudhë mund të ndihmojë ekonominë shqiptare për të amortizuar presionet e larta inflacioniste që vijnë nga importi. Sipas Bankës së Shqipërisë, Leku i fortë i ka zbutur disi këto presione dhe në mungesë të mbiçmimit të monedhës vendase ndoshta inflacioni do të ishte më i lartë se niveli i fundit prej 6.2% që ka raportuar INSTAT.

Konsumatorët përgjithësisht kanë përfitime nga forcimi i Lekut në këtë periudhë inflacioniste, ashtu si edhe huamarrësit që kanë detyrime për të shlyer në monedhën europiane. Ata që humbasin nga forcimi i Lekut janë kryesisht sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi.

Ndërkohë, Leku e mbylli këtë javë duke e forcuar edhe në kursin me valutat e tjera që këmbehen në tregun shqiptar. Ky forcim nuk lidhet gjithsesi me faktorë të brendshëm, por thjesht pasqyron ecurinë e kursit të valutave të tjera kundrejt Euros. Edhe forcimi ndaj monedhave të partnerëve tregtarë dhe kryesisht ndaj Dollarit Amerikan ka një efekt zbutës në përcjelljen e presioneve inflacioniste që vijnë nga importi./ Monitor

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Vijon shtimi i rasteve me Covid, 671 persona të infektuar gjatë 24-orëve të fundit

02/07/2022, 16:02
Ekonomi

Sa “paguhet” një pensionist në muaj? Kriza e çmimeve dhe problemet e shtresave në nevojë

02/07/2022, 15:54
Aktualitet

Shitja e sekreteve shtetërore, gazetari nxjerr detajet: Spiuni “Çelësi” ndodhej në zyrën e presidentit Meta

02/07/2022, 12:19
Aktualitet

Rama mburret me arritjet e qeverisë: Turistë nga gjithë bota po vijnë nga aeroporti i Kukësit

02/07/2022, 9:05
Aktualitet

Koncensionet fundosin edhe Manastirliun, SPAK nis hetimet për aferën me laboratorët

01/07/2022, 20:52
Shkupi

“Ballkani rrezikohet nga Kina dhe Rusia”, Gjermania ultimatum të përshpejtohen negociatat për Tiranën dhe Shkupin

01/07/2022, 20:45
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

A po i përdor Moska Metën dhe Berishën për destabilizim? Frrok Çupi: Mund të tentojnë një ’97-të të dytë, rrezikohen edhe viktima

02/07/2022, 16:21
Alban Beqiri reagon pas padrjtësive në Lojërat Mesdhetare: Arbitrim i njëanshëm, kisha një fitore të sigurt, por po lodhesha kot

Alban Beqiri reagon pas padrjtësive në Lojërat Mesdhetare: Arbitrim i njëanshëm, kisha një fitore të sigurt, por po lodhesha kot

02/07/2022, 16:18

Vijon shtimi i rasteve me Covid, 671 persona të infektuar gjatë 24-orëve të fundit

02/07/2022, 16:02
Arrestohet me forcë nga ushtria ruse, ylli i hokejit sapo kishte firmosur kontratën e majme me skuadrën e Filadelfia Flaiers (Video)

Arrestohet me forcë nga ushtria ruse, ylli i hokejit sapo kishte firmosur kontratën e majme me skuadrën e Filadelfia Flaiers (Video)

02/07/2022, 15:56

Sa “paguhet” një pensionist në muaj? Kriza e çmimeve dhe problemet e shtresave në nevojë

02/07/2022, 15:54

Rruga Kardhiq-Delvinë, Tritan Shehu: Rama duhet të japë llogari për 7 vitet vonesë dhe koston e shtrenjtë të projektit

02/07/2022, 15:46

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In