Ekonomi27 Dhjetor 2022, 18:06

Euro në rënie të lirë, këmbehet me 113 lekë

Shkruar nga Pamfleti
Euro në rënie të lirë, këmbehet me 113 lekë

Kursi i këmbimit të euros po bie në rënie të lirë, duke arritur poshtë kufirit të 114 lekëve. Luhatjet kanë qenë të pritshme në prag të sezonit të festave, por jo në këto nivele.

Monedha europiane euro po qëndron në nivelet më të ulëta historike në raport me lekun. Ajo ra për herë të parë këtë muaj nën kuotën e këmbimit 114 lekë dhe poshtë këtij kursi qëndron edhe këtë të martë.

Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbehen nën 107 dhe 129 lekë. Festat e fundvitit janë faktori kryesor i këtyre luhatjeve, por në këto nivele bashkohen edhe faktorë të tjerë.

Për shembull, ndalimi i blerjes së energjisë nga KESH që nga mesi i nëntorit, rritja e normave të interesit dhe prurjet nga ekonomia informale kanë dhënë ndikim në zhvlerësimin e tyre, sidomos të monedhës europiane.

Por ndryshe nga Shqipëria, Euro po rritet me ritme të qëndrueshme në vendet e Bashkimit Europian, aty ku së fundmi Banka Qendrore Evropiane, rriti normën bazë të interesit.

Zhvlerësimi i shpejtë i Euros po godet bizneset eksportuese dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në lekë.

Ekonomi Euro kursi i këmbimit