Kosova23 Shtator 2022, 13:15

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Pas takimit të së premtes me ministrin kosovar të Shëndetësisë, Rifat Latifin, deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, ka shprehur kënaqësinë që gjendet në Kosovë.

Pas takimit ata janë deklaruar për media, për të treguar se çfarë u diskutua në takimin midis tyre.

Derisa mori fjalën, Mandl kërkoi falje që nuk është njohës i gjuhës shqipe.

Eurodeputeti austriak gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Është kënaqësi për mua të jem në Kosovë, më falni që nuk flas Gjuhën Shqipe. Kosova siç dihet është vendi më i ri në Evropë dhe populli më i ri Evropë është i mbyllur, nuk mund të lëviz lirshëm”, është shprehur ai.

Edhe Latifi ka deklaruar se në këtë takim është ritheksuar mbështetja e Austrisë sa i përket kësaj heqjes së vizave.

Prishtine 'Mafia kontrollon kupolat e politikës në Kosovë!' Kosove Lukas Mandl

Kosova