Bota30 Tetor 2022, 22:52

Eurodeputeti francez "përbalt" luftën e UÇK: Serbët mbrojtën territorin nga terroristët shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Eurodeputeti francez "përbalt" luftën e UÇK:

Politikani i të djathtës ekstreme franceze, Nicolas Bay, njëherazi deputet në Parlamentin Evropian, ka lëshuar disa deklarata të forta lidhur me kombin shqiptar, por edhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave Serb.

Prej disa ditësh, ai duket se ka mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë, ku edhe po vëzhgon nga afër kulturën e vendeve tona, por ofendimet nga ana e tij nuk kanë munguar.

Gjatë një videoje të xhiruar mbi urën e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, Bay e cilëson UÇK-në si terrorist dhe serbët si mburojën e qytetërimit evropian. Kjo deklaratë provokuese ka nxitur një reagim të madh në rrjet

Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tire nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian ,”-shkruan ai në rrjetet e tij sociale, ndërsa nuk i ka kursyer as pamjet me foto dhe video që ka shkrepur.

Politikani francez gjithashtu gjatë takimit me klerikun, Sava Janiç në Manastirin e Deçanit, tha se prezenca e murgjve serbë aty daton më shumë se 8 shekuj më parë.

Gjithashtu në një tjetër tweet tjetër ai cilësoi Prizrenin “Qytet të mbretërve serbë” i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Bay i cili është zëvendës-presidenti i partië “ Reconquest ”, njihet si një ekstremist që ushqen urrejtje kryesisht ndaj emigrantëve të cilët jetojnë në Francë të cilët i cilëson si “hajdutë”, “përdhunues” e “vrasës”.

“Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër”, ka shkruar Bay.

Certains voudraient nous faire croire que le Kosovo est un territoire annexe de la Serbie : il n’en est rien.

Le Kosovo est le coeur de la nation serbe. Il est le berceau historique de la Serbie. pic.twitter.com/NZr5w1smtW

— Nicolas Bay (@NicolasBay_) October 30, 2022

Rajoni #Deklarata kundër #Eurodeputeti francez UÇK-së