alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Eurodeputetja gjermane “dush të ftohtë” Ramës: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere!

28/06/2022, 0:46
ne Politike
A A
Eurodeputetja gjermane "dush të ftohtë" Ramës: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere!

Eurodeputetja gjermane "dush të ftohtë" Ramës: ‘Ballkani i Hapur’, nismë pa parime dhe kritere!

‘Ballkani i Hapur’ është një nismë pa parime dhe kritere, e cila rrezikon procesin e anëtarësimit në BE.


-Lexo edhe:

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Britania paralajmëron të tjerë emra “non grata”: Nuk do ketë më politikanë të paprekshëm

Kështu është shprehur eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, pas samitit dy ditor të BE-së në Bruksel, i cili i fokusuar kryesisht tek çështja e zgjerimit, dha një rezultat të pakënaqshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një ‘vendim historik’ për Ukrainën dhe Moldavinë që morën statusin e vendit kandidat.

Në një intervistë për “Euractiv”, Von Cramon e konsideroi “JO-në” e BE-së një vendim ‘të dobët’ dhe praktikisht të pa vlerë. Sipas eurodeputetes, bisedimet me liderët e Ballkanit Perëndimor ishin ‘një dështim i plotë’, dhe një rezultat i tillë vetëm sa e lumturon presidentin rus, Vladimir Putin.

Intervista e plotë:

Cili është mendimi juaj mbi atë që arriti ky samit ‘gjeopolitik’?

Më lejoni të shprehem hapur: Vendimi për Moldavinë dhe Ukrainën është shumë i lirë. Në një situatë gjeopolitikisht shumë të tensionuar, BE-së nuk i kushton asgjë t’i japë këtyre vendeve statusin e kandidatit. Por ato mund të mbeten përgjithmonë me këtë status në dhomën e pritjes, siç e kemi parë me Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Statusi kandidat është më e pakta që mund të bëjnë liderët e BE-së, pa pasur asnjë detyrim financiar. Sigurisht, është mirë që të kemi një unitetet të BE-së ndaj ukrainasve, ndërkohë që këta të fundit po përballen me këtë luftë të tmerrshme.

Ndërkohë, vendi tjetër aspirant Gjeorgjia, ka një problem. Dikur ajo ishte gjithmonë e para, kur bëhej fjalë për reformat, anti-korrupsionin, modernizimin e shoqërisë. Por tani gjeorgjianët kanë shkuar plotësisht në drejtimin e gabuar.

Dhe në vend se ta mbyllin hendekun, e kanë thelluar atë, duke e bërë të vështirë që Këshilli Evropian t’u japë atyre të njëjtin status si Ukraina dhe Moldavia. Është e drejtë që Tbilisit t’i thuhet: kryej më parë detyrat e shtëpisë, dhe më pas do të të japim të njëjtin status kandidat siç kemi bërë për dy vendet e tjera.

Ndërkohë, le të hedhim një vështrim në Ballkanin Perëndimor. Çfarë arriti ky samit?

Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ky samit ishte një dështim i plotë. Më duhet ta pranoj se jam shumë e zhgënjyer. Dhe kur Komisioni Evropian e quan veten ‘komision gjeopolitik’, gjykoj se kjo është një shaka e hidhur. Shikoni: I thirrën në Bruksel të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndim, dhe nuk u ofruan asgjë.

As Bosnje Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit. Më keq akoma: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk u lejuan të nisin negociatat e anëtarësimit, dhe as Kosova nuk përfitoi liberalizimin e vizave, një çështje që po zvarritet prej 4 vitesh tashmë. Ky është vërtet një sinjal katastrofik. Nga kjo situatë, unë shoh të lumturohet vetëm një njeri: shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

A janë të mira apo të këqija nisma rajonale sikurse është ‘Ballkani i Hapur’, i udhëhequr nga Beogradi?

Kjo është një iniciativë që nuk bazohet në parime, nuk bazohet as në standarde dhe kritere. Dhe nëse ecet përpara me këtë nismë, do të minohet procesi i anëtarësimit në BE i bazuar në merita. Ndaj unë nuk do e mbështes atë.

Nga ky samit mungoi mesazhi i qartë, se Serbia duhet të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së, dhe t’u bashkohet sanksioneve të saj kundër Rusisë. Pse?

Ndoshta, dhe këtë e kam dëgjuar kohët e fundit edhe nga shoqëria civile në Beograd, ata nuk duan që t’i shkëmbejnë sanksionet me parimet demokratike. Liderët e BE-së kishin shumë frikë se nëse ushtroni shumë presion për sanksionet, atëherë duhet të hiqnin dorë nga parimet demokratike, liria e medias, pluralizmi partiak e kështu me radhë.

Prandaj unë nuk jam shumë e befasuar që mungoi një mesazh i tillë. Argumenti i vërtetë ndaj Serbisë duhet të jetë: nëse ju nuk përputheni me politikën tonë të jashtme, atëherë ne do të pezullojmë fondet. Por unë nuk kam dëgjuar askënd që ta thotë këtë.

Po në lidhje me idenë e Macron për krijimin e një Komuniteti Politik Evropian?

Nëse doni vërtet të krijoni diçka për një Evropë më të gjerë, kjo është pozitive. Por unë kam dëgjuar se ka shumë shqetësim se ky format i ri, mund të jetë si një ‘dhomë pritjeje’ e përhershme për të gjitha vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Dhe kjo ngre shqetësime serioze.

Më e pakta që mund të them, është se ky koncept ka nevojë për një ri-përcaktim më të qartë./ Përshtati në shqip, Pamfleti

*Eurodeputetja Viola Von Cramon nga të Gjelbërit gjermanë, është nënkryetare e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Asociimit BE-Ukrainë, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtare e Delegacionit të Parlamentit Evropian të Stabilizim Asociimit BE-Serbi

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

12/08/2022, 21:46
Kryesore

Kush e ka radhën pas Sali Berishës? Britania paralajmëron të tjerë emra “non grata”: Nuk do ketë më politikanë të paprekshëm

12/08/2022, 20:41
Politike

Pse shtatori do të jetë përvëlues për Ilir Metën? Hetimet e SPAK dhe profecia e Sali Berishës se ish-presidenti do ta kalojë jetën prapa hekurave

12/08/2022, 16:24
Politike

Bajram Begaj vizitat jashtë vendit i nis me Kosovën, të hënën udhëton drejt Prishtinës

12/08/2022, 16:13
Politike

Beteja për Tiranën/ Meta i përgjigjet Veliajt: Ordiner, je përgjegjës për krimet që i ke bërë kryeqytetit

12/08/2022, 16:00
Meta i referendumeve apo manipulator i tyre? Si Berisha e akuzonte ish-Presidentin
Politike

Meta i referendumeve apo manipulator i tyre? Si Berisha e akuzonte ish-Presidentin

12/08/2022, 14:54
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Drafti i amnistisë fiskale, Salianji: Përpjekje për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit

BIRN: Zbatimi i amnistisë fiskale do të kryhet në mënyrë jotransparente, Rama ja ka besuar drejtorit të Tatimeve

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In