Sport12 Prill 2018, 09:34

Europa League/ Luhen cerekfinalet e kthimit, ja skuadra që ka më shumë shanse për trofeun

Shkruar nga Pamfleti
Europa League/ Luhen cerekfinalet e kthimit, ja skuadra që ka më

Europa League/ Luhen cerekfinalet e kthimit, ja skuadra që ka më shumë shanse për trofeun

Atletiko e Madridit konsiderohet skuadra favorite për të fituar këtë edicion të Europa League. Ekipi i Diego Simeones paraqitet në Portugali përballë Sportingut të Lisbonës me avantazhin 2-0 të takimit të parë. Sikur të mos mjaftonte rezultati i javës së kaluar “Los Colchoneros” kanë diferenca shumë të mëdha me Sportingun, madje edhe në kampionat “luanët” pozicionohen vetëm në vendin e tretë, pas dyshes Benfika-Porto, por shumë larg rivalitetit për titull. Sportingu dhe Atletico janë përballur ndërmjet tyre pikërisht në edicionin hapës të Europa Leagues dhe “bardhekuqtë” u kualifikuan pas dy barazimeve, falë dy golave të sulmuesit të famshëm argjentinas Serxhio Aguerro, 8 vjet më parë, dhe vetëm në sajë të rregullit të golave të shënuar në fushën kundërshtare, sidoqoftë, këtë here, sikur të mos mjaftonte disfata në “Ëanda Metropolitano”, skuadra e Jorge Jesus në takimin e kthimit në Jose Alvalade nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë tepër të rëndësishëm si Bas Dost dhe Fabio Konntrao, që do të mungojnë për shkak skualifikimi.

Pas Atletikos, në radhë në kuotat e “bookmakers”-ave renditet Arsenali, që është njëkohësisht edhe ekipi që ka siguruar fitoren më të thellë, përsa i përket ndeshjeve të para. Dy gola të Aaron Ramsey dhe Aleksandre Lakazete i dhanë “topcinjve” fitoren e thellë 4-1, ndaj CSKA-së Moskës, megjithatë në stadiumin “Emirates” rezultati mund të ishte shumë më i thellë në favor të skuadrës londineze. Pas eliminimit të Milanit të Gatuzos, Arsenali numëron plot gjashtë fitore radhazi në të gjithë kompeticionet. “Topcinjtë”, që luajnë gjithë sezonin pikërisht në ndeshjet e mbetura të Europa League, i kanë të gjitha mundësitë për të administruar një epërsi të tillë, për më tepër trajneri veteran i ekipit londinez, Arsen Venger, kërkon trofeun e parë kontinental, pas tri finaleve të humbura në Kupat e Evropës.

Një superndeshje është dhe Lacio-Salzburg. Në duelin e parë ishte takimi që prodhoi më tepër gola në ndeshjet e javës së kaluar dhe pas barazimit të përkohshëm 1-1 të pjesës së parë “bardhekaltrit” ia dolën mbanë për të fituar takimin në stadiumin “Olimpico” me shifrat 4-2. Problem për ekipin e Simone Inzaghi-t përbën derbi i famshëm i kryeqytetit roman, Lazio – Roma, që do të luhet të dielën në mbrëmje, ndërkaq në krahun tjetër klubi austriak, që pothuajse e ka siguruar titullin kampion, shpreson shumë në faktorin fushë. Nëntë vjet më parë Salzburgu i fitoi që të dy takimet ndërmjet tyre, megjithëse asokohe bëhej fjalë për ndeshje të fazës së grupeve, gjithsesi këtë radhë ky duel ofron interes të veçantë, pasi do të përballen në distancë portieri Thomas Strakosha i Shqipërisë me mesfushorin Valon Berisha të kombëtares së Kosovës.

Takimi më i fortë i mbrëmjes luhet në stadiumin “Velodrome”, ku Olimpiku i Marsejës duhet të përmbysë disavantazhin 1-0 të ndeshjes së pare ndaj gjermanëve të Leipzig. Në Saksoni javën e kaluar Leipzigu ishte me shumë fat që fitoi ndeshjen, sidoqoftë tani i gjithë presioni bie mbi skuadrën e Rudi Garsisë që duhet patjetër të fitojë takimin, madje pa pësuar as gol. Pavarësisht rezultatit të duelit të parë, marseja shihet me potencial të madh dhe që mund ta përmbysë Leipzigun për të siguruar gjysmëfinalen. Sidfoqoftë, më mirë se gjithcka tjetër do të flaës fusha e lojës. Roma është padyshim shembulli që duhet marrë, kun ë futboll ka dhe të papritura. te gjitha ndeshjet e kthimit cerekfinale te Europa League startojne sot ne mbremje ne oren 21:05. /Pamfleti Sport

 

 

Sport