Sport 2 Gusht 2022, 16:25

Europa League mëson çiftet finaliste, ky është kundërshtari i mundshëm i Shkupit nëse kualifikohet

Shkruar nga Pamfleti
Europa League mëson çiftet finaliste, ky është

Europa League mëson çiftet finaliste, ky është kundërshtari i mundshëm i Shkupit nëse kualifikohet

Liga e Europës, ashtu si ajo e Kampionëve, ka mësuar fazën e saj përfundimtare të “playoff”-it, nga të cilat do të dalin emrat e fundit të kualifikuar për fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupi, nëse arrin të kualifikohet përballë Shamrok Rovërsit, do të ndeshet me skuadrën humbëse të çiftit, Karabag-Ferenncvarosh.

Nga ana tjetër, skuadra ku aktivizohet mesfushori shqiptar Regi Lushkja, Sherifi i Tiraspolit, nëse eliminohet nga Liga e Kampionëve do të ketë përballë humbësin e sfidës Crvena Zvezda-Pjunik.

Një përballje e vështirë për skuadrën e shqiptarëve të Zyrihut, ku do të përballet me ekipin skocez të Hërt, nëse arrin të kalojë Linfildin e Belfastit.

Kujtojmë se kualifikueset e turit të tretë të Europa League luhen më 4 gusht ndeshjet e para, 9 apo 11 sfidat e kthimit. Në anën tjetër “play-off” i zhvillon ndeshjet më 18 dhe 25 gusht. Shorti për grupet e Europa League hidhet më 26 gusht.

Sfidat:

Dnipro-1 – AEK Larnaca / Partizan Beograd

Gent – Omonoia

Austria Vien – Fenerbahçe / Slovaçko

Linfild / Zyrih – Hërt

Maribor / Helsinki – Silkeborg

Malmo / Dudelanzh – Sivaspor

Karabag / Ferençvarosh – Shamrok Rovërs / Shkupi

Makabi Haifa / Apollon Limasol – Olimpiakos / Sllovan Bratislava

Crvena Zvezda / Pjunik – Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen

Ludogorets / Dinamo Zagreb – Bodo-Glimt / Zalgiris Vilnius

Sport Liga e Europës Shkupi