Sport31 Maj 2022, 17:56

Europiani i Shtangës/ Erkand Qerimaj dështon në shtytje dhe dygarësh, por ka shpresa për medalje në shkëputje (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Europiani i Shtangës/ Erkand Qerimaj dështon në shtytje dhe

Europiani i Shtangës/ Erkand Qerimaj dështon në shtytje dhe dygarësh, por ka shpresa për medalje në shkëputje (Video)

Aventura e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në Europianin e shtangës që po zhvillohet në Tiranë nuk ka qenë e suksesshme. Ai garoi në Baterinë B të peshës 73 kg, duke mos dhënë rezultat në dygarësh. 

Qerimaj realizoi vetëm 1 nga 6 provat që kishte në dispozicion, duke mos u ngjitur fare në pedanë në përpjekjen e tretë të stilit të shtytjes. Në këtë stil, ai dështoi dy herë të ngrinte 174 kg, ndërsa në të tretën u tërhoq, duke mos dhënë rezultat. 

Më herët, në stilin e shkëputjes, ai dështoi në dy provat e para të realizojë 150 kg, peshë të cilën e ngriti në përpjekjen e tretë, duke u renditur provizorisht i pari. 

Kështu, aventura e Qerimajt në Europian e shtëpisë u mbyll pa sukses. Në këtë peshë do të garojë në orët e mbrëmjes edhe Briken Calja. Ai është në Baterinë A, që e nis konkurrimin në orën 20:00. 

Sport Erkand Qerimaj peshëngritësi shkodran