Kulture29 Qershor 2019, 05:38

Eurovision i thotë jo Kosovës, ndërhyrja e Serbisë i lë jashtë skenës europiane

Shkruar nga Pamfleti
Eurovision i thotë jo Kosovës, ndërhyrja e Serbisë i lë

Eurovision i thotë jo Kosovës, ndërhyrja e Serbisë i lë jashtë skenës europiane

Kosova tentoi edhe këtë vit të bëhej pjestare me të drejta të plota e EBU-së, por  Radiotelevizioni i Kosovës, nuk e fitoi dot mbështetjen e radiotelevizioneve të tjerë të Europës duke mos e fituar kështu të drejtën të zgjedhë një përfaqësues për në Eurovision Song Contest.

Vendimi u mor në asamblenë e 82-të të përgjithshme të EBU-së në Oslo, ku një shumicë prej 673 votash kundër përballë 400 votash pro vendosën të mos e pranojnë kërkesën nismë të 5 shteteve fqinje: Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia dhe Hungaria, për të shtuar Kosovën në bashkimin më të madh mediatik në Europë.

Televizioni kombëtar serb RTS argumentoi se kjo do të kishte ndikim në situatën e rajonit, çka duket se i bindi shtetet të votonin kundra pranimit të Kosovës. Edhe shtetet që iniciuan votimin, më pas u tërhoqën.

Art