Eva Murati është një nga moderatoret më të njohura për ekrannet shqiptre. Prej vitesh ajo dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, janë përfolur për një lidhje mes tyre.
Çifti në fjalë asnjëherë nuk e konfirmuan një gjë të tillë megjithatë dyshimet sa vijnë djhe iu shtohen ndjekësve për të ditur diçka përfundimtare.
Në rrjet u përhapën foto të dyshes dhe më pas ata vetë nisën të publikonin foto me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se vitin e kaluar në media u përhap lajmi se pas 8 vitesh bashkë, çifti i kishte dhënë fund lidhjes.
Eva vendosi të mos prononcohej lidhur me këto lajme dhe përgjigjet e saj ishin tepër diskrete, duke i lënë të gjithë kuriozë të dinin ç’ndodh tashmë me jetën e saj private.
Sëfundmi Eva ka vendosur statusin e saj “në një lidhje” në Facebook, duke konfirmuar kështu marrëdhënien për të cilën prej kohësh po përflitej.