Bota23 Mars 2022, 09:25

Evakuimi i civilëve të bllokuar nga lufta, arrihet armëpushim lokal në Luhansk

Shkruar nga Pamfleti
Evakuimi i civilëve të bllokuar nga lufta, arrihet armëpushim

Evakuimi i civilëve të bllokuar nga lufta, arrihet armëpushim lokal në Luhansk

Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet. Guvernatori Serhiy Gaidai njoftoi në Telegram se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit sipas orës lokale.

Kombet e Bashkuara do të përballen me tre rezoluta të mërkurën, 23 mars, lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale të mërkurën në mëngjes–njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia është përgjegjëse për krizën në rritje humanitare dhe tjetra e sponsorizuar nga Afrika e Jugut që nuk përmend Rusinë.

Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit do të votojë për rezolutën e tretë, e cila është e sponsorizuar nga Rusia dhe e kritikuar gjerësisht se nuk i referohet pushtimit të Ukrainës.

Bota #civil armepushim evakuim Lufta Luhansk