Sport30 Janar 2023, 17:08

Everton gjen zëvendësuesin e Lampard, Sean Dyche merr drejtimin e skuadrës: Do rikthejmë klubin në rrugën e duhur

Shkruar nga Pamfleti

Pas shkarkimit të Frank Lampard, Everton ka zyrtarizuar zëvendësuesin e anglezit. Sean Dyche është trajneri i ri i Everton në Premier League. 51-vjeçari ka firmosur deri në verën e 2025, me objektiv për të siguruar sa më parë mbijetesën në kampionat.

Zëvendësi i Lampard është shprehur i lumtur për këtë aventurë, duke thënë se do  bëjë më të mirën me klubin nga Liverpooli.

Në karrierën e tij, Dyche ka dretuar Watfordin, teksa nga 2012 deri në 2022 ka qenë trajner i Burnley në 425 ndeshje.

Është një ndër të bëhem trajneri i Evertonit. Unë dhe stafi im jemi gati dhe të etur për të ndihmuar këtë klub të madh të rikthehet në rrugën e duhur. Synimi është të rikthejmë ndjenjën pozitive te skuadra dhe tifozët. Kemi nevojë për tifozët dhe për unitet brenda skuadrës. Evertoni ka kualitet, tani është detyra ime t’i bëj lojtarët të shkëlqejnë sërish”, u shpreh Dyche.

Lampard u shkarkua pas rezultateve negative të një pas njëshme, që dërguan Evertonin në vendin e para fundit të renditjes dhe që rrezikon rënien nga kategoria. Sean Dyche i duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të kthyer sa më shpejt skuadrën dhe për të shmangur rënien.


smile

Sport #Dice Everton lampard