Politike 4 Tetor 2022, 19:57

Evi Kokalari i merr me radhë, sulm frontal edhe Nokës: Flamur pusho, nuk na bëni dot për budallenj!

Shkruar nga Pamfleti
Evi Kokalari i merr me radhë, sulm frontal edhe Nokës: Flamur pusho,

Aktivistja Evi Kokalari duket se ka nisur një “luftë” me foltoren, të cilës i shërbente deri pak më parë. Kokalari ishte ndër besniket e Berishës dhe ajo u prek më shumë nga të gjithë kur ai u shpall “non grata”, por duke qenë se mbeti thatë e ka kthyer pllakën.

Sot ajo e sulmoi drejtpërdrejt plakun e SHQUP, duke e akuzuar për zgjedhjet në FRPD. Më pas goditi edhe Adriana Kalanë, ndërsa tani ka shkuar te Flamur Noka. Ky i fundit e ka cilësuar si të drejtë garën në FRPD, por Kokalari i është hakërryer.

Flamur, seriozisht PUSHO! Ju po bëni për budallenj jo vetëm rininë, por demokratet dhe mediat qe ju ja kthyer te gjithë kundra se kanë sy, vesh dhe logjikë”, shkruan Kokalari.

Politike #kokalari noka