Politike 4 Tetor 2022, 21:20

Evi Kokalari trazon PD, hidhet në sulm edhe Kulluri: Ishte një gjarpër në gjirin tonë, paguhet nga Rama

Shkruar nga Pamfleti
Evi Kokalari trazon PD, hidhet në sulm edhe Kulluri: Ishte një

Aktivistja Evi Kokalari ka trazuar Partinë Demokratike. Ajo sulmoi sot Sali Berishën, teksa është përplasur dhe me Flamur Nokën dhe Adriana Kalanë.

Ndja saj ka reaguar ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kulluri e cilëson Kokalarin si të blerë nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që të sabotojë revolucionin e tetorit.

Të dashur demokratë! Rama do bëjë të pamundurën të blejë këdo brenda PD për të sabotuar revolucionin e tetorit! Ndaj shtrëngoni radhët dhe ruani gatishmërinë! Regjimi i ka orët e numëruara!

Evi Kokalari ishte një gjarpër në gjirin tonë!”, shkruan Kulluri.

Politike #kokalari Kulluri