Politike22 Janar 2023, 18:01

Evi Kokalari vazhdon akuzat ndaj “foltores”, pas Belind Këlliçit “shënjestron” Albana Vokshin: Ke orientuar votat

Shkruar nga Pamfleti
Evi Kokalari vazhdon akuzat ndaj “foltores”, pas Belind

Aktivistja Evi Kokalari vazhdon të akuzojë “foltoren” e Sali Berishës se ka manipuluar votat në zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Pas denoncimeve të bëra ndaj Belind Këlliçit, kësaj here Kokalari ka akuzuar Albana Vokshin, se mbështetëset e saj kanë orientuar votën, ndërsa ka shtuar se do të publikojë edhe listën e manipuluar.

Albana Vokshi, me që nesër do adresosh listat që publikova, të sugjeroj të bësh transparencë të plotë, se jo vetëm që infon e mora nga kompjuteri jot, por kam dhe foto. Fakti që ti mund të dalësh me Këlliçin në krahë, më thotë që do filloni thjeshte të manipuloni realitetin.

Në bazë të një letre që firmosa se nuk do publikoj çfarë pash, PD ka të drejtë të më hedh në gjyq. E mirëpres, por i jeni futur një rruge që do t’ju fundos të tërëve. Ndoshta është koha të flasim se si gratë e tua orientuan votat në kryesi. Faktet i kam”, shkruan Kokalari.

Politike #kokalari #Vokshit Akuza