
Evi Reçi mund të jetë prezantuesja e radhës në Sanremo
Amadeus, prezantuesi njohur Italian i cili do të prezantojë për herë të katërt Festivalin e Sanremos, ishte i ftuar tek emisioni i mëngjesit në CLUB FM, ku u intervistua nga Evi Reci me anë të telefonit.
Ai foli për provat e festivalit dhe premtoi një super show me shumë muzikë dhe të ftuar specialë. Gjithashtu qëndroi tek fakti që ka qenë para 50 vitesh në Shqipëri kur ka qenë shumë i vogël, me babain e tij dhe mezi pret ta vizitojë Shqipërinë e sotme. Gjatë intervistës, u pyet nga Evi edhe për elementin shqiptar që skena e Sanremos ka mirëpritur disa herë dhe ai tha që edhe në të ardhmen, ky element shqiptar do të rikthehet.
E nga fundi i intervistës, Evi duke qeshur e pyeti ‘kur do na ftosh dhe ne? Zgjidh si këngëtare, si prezantuese apo si gazetare në juri..
Amadeus u shpresh “Me shumë kënaqësi! Jo me kot thash që ky element shqiptar në të ardhmen do të vijë përsëri”. Mbase Amadeus ka hedhur një ‘grep’. Mbetet të shihet!