Politike 7 Tetor 2022, 13:20

Evolucioni i Gridës dhe si e harroi shprehjen: "Na prij Lulzim Basha"

Shkruar nga Pamfleti
Evolucioni i Gridës dhe si e harroi shprehjen: "Na prij Lulzim

Grida Duma duket se ka hequr dorë nga prijësi Luli Basha.

Kongresi i shporrjes së Berishës kur Grrida demonstronte modelin e ri të flokëve “alla-brilantin”, i takon së kaluarës tashmë.

Grrida që i ngjethi të gjithë me atë vështrimin e vet sensual, ndërsa i drejtohej Luli Bashës me shprehjen: “Na prij Lul Basha” tashmë është një Grridë e re.

Modeli i flokëve nuk mund të ndryshojë kaq shpejt dhe jo se Grrida nuk do të donte, por sepse ai dreq leshi nuk rritet aq shpejt sa duhet që të dukej sikur ka kaluar shumë kohë nga stili “alla-brilantin”. Por ama Grrida ka ecur mjaft përpara. Luli nuk e priu dot aq mirë sa Grrida do të donte të prihej prej tij.

Ndaj, tani oferta e Berishës për grupimin e Alibeajt për të shkuar me një draft të përbashkët për reformën territoriale i duket e domosdoshme dhe e sinqertë.

Grida Duma, i mëshoi bashkimit të PD-së për fitoren në zgjedhjet lokale të 2023-shit dhe si një detyrim ndaj demokratëve. Grrida tashmë e përjashton veten nga palët në parti, dhe thekson se ka shumë deputetë të tillë që kontributin e tyre e lidhin me votuesit.

E shoh si logjikë e domosdoshme e një kohezioni të plotë që duhet të kemi në zgjedhje. Gjithë kampi opozitar duhet të përqendrojë forcat dhe kampi opozitar duhet të jetë i unifikuar. Do të bëj aq sa është në mundësinë time për të dhënë kontributin tim ndaj kësaj qasjeje. Të kthejmë detyrimin te njerëzit që presin fitoren në shumë bashki të vendit dhe që janë pararendje e zgjedhjeve të përgjithshme.

Si unë ka shumë deputetë të tjerë që nuk e lidhin kontributin e tyre me palët, por me votuesit e tyre. Ka deputetë që janë të lidhur me terrenin e kanë më të lehtë dhe ka deputetë që lidhjen me votuesit e kanë jetik. Për ne ku do të jemi do të jemi të unifikuar. Nuk kam arsye të mendoj pse nuk është i sinqertë, nëse do të ndërtohet ky draft ne kemi prodhuar një finale që është e përbashkët”, tha ajo.

Për ata që e kanë të vështirë të kuptojnë fjalitë e Grridës kur ajo u ajo vjen vërdallë atyre që beson se thotë, po jua përkthejmë:

Kampi opozitar duhet të bashkohet. Jam e bindur që edhe kolegu Berisha e mendon si unë, sepse ky është qëndrim i logjikshëm. Ndaj besoj se propozimi i Berishës është i sinqertë“.

Është ngatërruar pak me atë shprehjen për kampin, se kampi opozitar nuk është vetëm PD, por këto janë detaje që mos ia kërkoni Grridës që t’i kuptojë. Këto detaje i mbush me kombinimin e xhaketave me fustanin. Mbase ngaqë detajet që i shpëtojnë janë të shumta dhe pafund, ndodh që Grridën nuk e shohim të veshur 2 herë njësoj. Por për këtë do të ketë gjetur zgjidhje me rroba të lira njëpërdorimshe.

Në lidhje me financimin e PD-së nga paratë ruse Duma tha:

Këtë diskutim nuk dua ta bëj me emra individësh, nuk ka asgjë për të thënë sot, por në grupin parlamentar me themel mes njerëzve politikisht adultë. Është përmendur çështja e financimit me para ruse unë kam thënë që s’duhet të ketë dy standarde. Më tej do të flasim. S’duhet të ketë dy standarde duhet të shkojmë drejt transparencës. Po ka shumë çështje që unë nuk kam arsye t’i sjell”, u shpreh Duma.

Përkthimi: “Nuk di ça të them për këtë pikë. Të shohim se si do gjykojmë midis kolegësh të vjetër që jemi, me Berishën dhe politikanë të tjerë të pjekur si ne të dy. Duhet diskutuar në grup parlamentar“.

Nuk kuptohet në cilin grup parlamentar duhet të presim që të trajtohet, por edhe këto hyjnë tek ato detajet që shpjeguam më lart, që Grrida nuk i kupton e as sqaron dot. Do gjejë një kombinim fund e bluzë për këtë. Sigurisht që për rastin duhet një fund me bel te lartë, me rrip të trashë dhe togëz të madhe.

S’ka gjë që nuk e zgjidh Grrida. /CNA

Politike Alibeaj Berisha Duma