Mançester Siti është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kupës së Anglisë. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka eliminuar Çeltenhamin, skuadër e cila militon në kategorinë e katërt në futbollin britanik.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 59 me May, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë dhe shënoi me lehtësi.
Reagimi i Qytetarëve erdhi 9 minuta para fundit, me Foden që barazoi rezultatin në minutën e 81. Tri minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë i ekipit të sheikëve, që u shënua nga Gabriel Jesus.
Torres vulosi shifrat përfundimtare me golin e shënuar në minutën e 94.