Totenhemi arrin që të kualifikohet në turin tjetër të FA Cup, duke mundur me rezultatin e thellë 1-4 skuadrën e Vikombe, e cila luan në kategorinë e dytë në Angli.
Pas golit të parë të vendasve me Onyedinma në minutën e fundit të pjesës së parë, erdhi barazimi me Garet Bejl që u gjet perfekt brenda zonës nga Lukas Moura.
Deri në minutën e 87, djemtë e Murinjos nuk arritën të gjenin golin ose golat, sepse të tillë erdhën më pas në harkun e 7 minutave: Winks dhe dy herë Ndombele, duke i vënë vulën përfundimtare këtij takimi.