Bota28 Nëntor 2022, 10:52

“Fake News”, Rusia hedh poshtë pretendimet e Kievit: Termocentrali i Zaporizhzhias është nën kontrollin tonë!

Shkruar nga Pamfleti
“Fake News”, Rusia hedh poshtë pretendimet e Kievit:

Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore mbetet nën kontrollin rus. Kështu ka bërë të ditur Moska, si kundërpërgjigje ndaj një zyrtari ukrainas, i cili deklaroi se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin.

“Mediat po përhapin në mënyrë aktive lajme të rreme se Rusia po planifikon të tërhiqet nga Enerhodar dhe të largohet nga centrali. Ky informacion nuk është i vërtetë,” shkroi administrata e instaluar nga Rusia në aplikacionin Telegram.

Ditën e djeshme kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës tha se kishte shenja se forcat ruse mund të tërhiqen nga uzina e Zaporizhzhias, të cilën e kapën në mars, menjëherë pasi pushtuan Ukrainën.

Bota #Termocentrali i Zaporizhzhias