alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Fakte/ Eduard Dauti, 200 kg kokainë në banane; i arrestuar edhe për trafikim makinash luksoze të vjedhura në Itali

02/08/2021, 10:27
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Fakte/ Eduard Duati, 200 kg kokainë në banane; i arrestuar edhe për trafikim makinash luksoze të vjedhura në Itali

Fakte/ Eduard Duati, 200 kg kokainë në banane; i arrestuar edhe për trafikim makinash luksoze të vjedhura në Itali

 Cili politikan apo oligark e financon ndalimin e hetimit, arrestimin dhe sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të këtij ish-emigranti me dosje trafiqesh në Itali; ndërkohë që në Policinë e Shtetit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, për të është dhe një dosje me prova audio-video e dorëzuar nga  SHISH, regjistruar në mjediset e “PUB-TABU” në Tiranë pronë e këtij trafikanti,  përballë të cilit prej 15 vitesh ulet në gjunjë drejtësia

Më 13 korrik 2021, në konteinerët e firmës “Alba Exotic Fruit” të biznesmenit “misterioz” Eduard Dauti, u gjetën 11.6 kg. kokainë; më 23 korrik u gjetën 6.5 kg., ndërsa më 29 korrik u gjetën edhe 7.25 kg. të tjera.


-Lexo edhe:

Zelensky: Vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Saliu është i trembur nga ndëshkimi, nuk ka asnjë shans të marrë drejtimin e PD me një kongres fantazëm….

Deri tani, është prangosur Barjon Gumeni nga Progonati, menaxher i firmës “Alba Exotic Fruit”, kushëri i parë i nuses së një drejtuesi të lartë në SHQUP; ndërsa pronari Eduard Dauti vëlla nga nëna me menaxherin, është në Francë, te rezidenca prej nga komandon ngarkesat e bananeve.

Paçka se brenda muajit korrik 2021, i janë kapur 3 ngarkesa kokainë në konteinerët e bananeve, është absurde që firma e trafikantit Eduard Dauti, vazhdon biznesin distributor brenda ish-Kombinatit Tekstil Tiranë, madje duke shtuar dhe 500 m2 objekte, dhënë nga Ministria e Ekonomi-Financave, me qera 1 Euro.

Ky është rasti i tretë brenda muajit korrik, që kapet kokainë në konteinerët e bananeve të sjella në Portin e Durrësit nga Eduard Dauti; por ka dhe raste të tjera kur është kapur e lejuar, ndërsa policia dhe prokuroria e kanë nxjerr “të pastër” biznesmenin.

Në datën 28.09.2019, në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Group”, DEA dhe Policia Greke zbuluan 137 kilogramë kokainë të fshehur brenda bananeve; të cilën po e priste në Durrës, Gentian Malindi, “ortak i punëne të pista” e lidhje familjare me  trafikantin Eduart Dauti por edhe me Presidentin Ilir Meta.

Por brenda ditës kur u kap ngarkesa 137 kg., shefat politikë për të cilët “punon” e nxorën të fliste në ekranin e TV-Sandrit me “intervistë speciale”; ku përsëriti 8 herë, se nuk kishte lidhje me kokainën, nuk njihte asnjë politikan në Shqipëri; dhe se mafia i kishte vjedhur çelësa e vula të konteinerit dhe kishte futur kokainën në banane.

Pas kësaj alibie, policia dhe prokuroria pushuan hetimin për Eduard Dautin dhe e lanë të lirë, të trafikonte kokainë brenda bananeve që sillte nga Ekuadori, deri në datat 13, 23 e 29 korrik 2021, kur përsëri DEA Amerikane zbuloi kokainë në konteinerët e firmës “Alba Exotic Fruit”.

Është detyrim i SPAK, të hetojë “rastësinë”, që edhe në këtë rast, trafikanti Eduard Dauti i ka shpëtuar prangosjes, duke ikur nga Shqipëria, 1 ditë pas konstatimit të kokainës dhe 2 ditë para hapjes së kontenierit.

Në marrëveshje me shefat e politikës për të cilët punon, ai la si “bedel prangash”, vëllain e tij nga nëna e menaxher i firmës“Alba Exotic Group”, Barjon Gumeni, për të cilin janë bërë gati letrat për ta liruar, duke e nxjerrë pa asnjë lidhje me kokainën.

Mirëpo, Eduard Dauti i bananeve, një ish-emigrant i prangosur e përzënë nga Italia për trafiqe; nuk është i njohur vetëm për kokainën; por edhe për trafikim në Shqipëri, të makinave luksoze të vjedhura e përdorura në ngjarje kriminale në Itali, gjatë viteve 2000-2007.

Një nga këto makina e markës “Audi”, i është kapur më 7 prill 2007 në Tiranë, duke e përdorur me dokumente pronësie e targa shqiptare false; dhe pas arrestimit i është sekuestruar me Vendim Nr.1365, datë 28.01.2008 të Prokurorisë-Tiranë.

Çuditërisht,, Eduard Duati është liruar nga policia, ndërsa Vendimi i Prokurorisë është lënë në fuqi me Vendim Penal Nr. 895, datë 11.11.2013 të Gjykatës Tiranë; me Vendim Nr. 216, datë 03.03.2014 të Apelit dhe me Vendim Nr. 765, datë 15.05.2014 të Gjykatës së Lartë.

Edhe 3 prova krimi:

  1. Në datën 21 nëntor 2018, në aksin Librazhd-Prrenjas (Rajcë); policia ka kapur 8 persona që transportonin 570 kg kanabis e 2.5 kg. kokainë, me destinacion Greqinë nëpërmjet Korçës, ku si për “rastësi”, furgoni me targë “AA 356 NA”, rezultoi në pronësi të një biznesmeni po me mbiemrin “Dauti”, kushëri i bosit të drogës në banane.
  2. Në datën 29.01.2019, kompania “Alba Exotic Group” e Eduart Dautit, u kap në doganën Durrës nga policia dhe AKU; me 41.7 ton banane të kalbura të importuara nga “Costa Rika”, porositur për prodhim lëngjesh nga fabrika “Birra Tirana” me drejtor Luan Bregasin.
  3. Në Polici e Prokurori, është e bllokuar dhe një dosje me prova audio-video, që ka dorëzuar SHISH me regjistrime në mjediset e “PUB-TABU” në Tiranë, pronë e trafikantit Eduard Duati.

Mirëpo ky trafikant po lihet i lirë, madje qysh prej 13 dhjetorit 2011 me biznes importi bananesh, ushtruar me Certifikatë Sigurie nga Policia, Dogana e Policia Kufitare-Detare.

Është detyrë e SPAK të hetojë e zbulojë, se cilët janë politikani i lartë dhe oligarku që e përdorin dhe e shpëtojnë trafikantin Eduard Dauti./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky
Bota

Zelensky: Vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

21/05/2022, 16:47
Forum

Saliu është i trembur nga ndëshkimi, nuk ka asnjë shans të marrë drejtimin e PD me një kongres fantazëm….

21/05/2022, 16:33
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Saliu urdhëron Këlliçin: 20% e votave të deklarohen për Ibsenin, që gara të jetë e besueshme

21/05/2022, 16:04
Një Albanese kryeministër i Australisë, laburistët ngjiten në "fron" pas një dekade
Bota

Një Albanese kryeministër i Australisë, laburistët ngjiten në “fron” pas një dekade

21/05/2022, 15:15
Kronike

“Plumbi i Artë”/ SPAK dhe Policia zbarkojnë në Durrës, Fier e Korçë, në “grep” të tjerë të skeduar! Nano: Po hetojmë dhe “dekonspirimin”

21/05/2022, 14:49
Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi
Kryesore

Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi

21/05/2022, 13:31
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Lulzim Basha mbetet për “vjeshte”  

Lulzim Basha mbetet për “vjeshte”  

U kërkoi fansave të mos i ofendonin, Ledjana këndon me ‘kunja’ për Mevlanin dhe Aristelën

Lajmi i Dites

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë "polici i mirë, polici i keq" me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë “polici i mirë, polici i keq” me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

21/05/2022, 11:40

Lajmet e fundit

Shehu: Alibeaj t’a mbajë vulën si hajmali, PD-në nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri

21/05/2022, 20:54

SHBA “hap thesin”, Biden nënshkruan ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën

21/05/2022, 20:37
“Pole positon” për Ferrarrin, Vershtapen niset nga vendi i dytë, zhgënjen sërish Hemilton

“Pole positon” për Ferrarrin, Vershtapen niset nga vendi i dytë, zhgënjen sërish Hemilton

21/05/2022, 20:21

Besjan Xhixha “zbërthehet” në Gjykatë: Pas vrasjeve, Dumani na tha se ka lidhje me ministra dhe deputetë

21/05/2022, 20:20

“Shko more plehrë”/ Ministri Ulsi Manja sherr me qytetarin në Facebook: Shih punët e tua o Shumadin zeza

21/05/2022, 20:02
“E dimë se shqiptarët do të mbështesin Romën, është 100% e sigurt”, tifozi i Fejnordit analizon finalen e 25 majit

“E dimë se shqiptarët do të mbështesin Romën, është 100% e sigurt”, tifozi i Fejnordit analizon finalen e 25 majit

21/05/2022, 19:57
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Retro/ Kur Azem Hajdari kërcënoi Hashim Thaçin: Të rrehi si qeni! 

#pamfleti #azemhajdari #hashimthaçi
  • Rivali kukull i Berishës, Ibsen Elezi, nuk ka asnjë shans përballë ish kryeministrit, i cili në garë nuk është me Elezin por me SHBA që e shpallën non grata

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #pd #saliberisha #nongrada #amerika #spak
  • Por, vetë Saliu nuk ka asnjë shans ta marrë të djathtën nën drejtimin e tij në Shqipëri, dhe as Partinë Demokratike. Lodhet kot derëziu. Nuk ka tani as parti ku ai bën pjesë ligjërisht, as grup parlamentar, se ai është ligjërisht sakaq një deputet pa parti dhe pa grup parlamentar.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti  #saliberisha #kongres#pd #shqiperi #grupparlamentar

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In