alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Fakte/ Thesari i Shtetit ka lejuar dhe fshehur “thasët”e hajdutëve të pushtetit

23/11/2021, 11:30
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Fakte/ Thesari i Shtetit ka lejuar dhe fshehur “thasët”e hajdutëve të pushtetit

Fakte/ Thesari i Shtetit ka lejuar dhe fshehur “thasët”e hajdutëve të pushtetit

Tendera që nuk figurojnë në regjistrat e APP, por ekzistojnë si likuidime/ Janë bërë dhe pagesa në vlerë afro 30 milion Euro, me kontrata false për vitet 2007-2011, si gjoja të prapambetura, por rekord është bashkia e Tiranës, me 2542 fatura në vlerë totale 3.4 miliardë lekë të reja, të shlyera me dosje të falsifikuara kontratash e preventivësh, pasi janë kryer investimet e shërbimet, duke i çuar në Thesarin e Shtetit me 30 ditë vonesë nga sa e detyron ligji

KLSH ka përfunduar auditimin në Thesarin e Shtetit, i konsideruar si stacioni fundor i gjithë pagesave shtetërore, ndaj subjekteve private përfitojnë fonde me tendera apo mënyra të tjera likujdimi.


-Lexo edhe:

BE mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave

Agjentët dhe zyrtarët pazare me informacionet sekrete, 10 dosje nën hetim nga prokuroria për shitje të dhënash; zbardhet raporti

Sipas Raport-Vendimit Nr. 111, datë 14.09.2021, është zbuluar batërdia financiare që kanë bërë ministrat, kryebashkiakët dhe drejtorët kompanive shtetërore e institucioneve publike qendrore dhe lokale, me pagesat e tenderëve gjatë periudhës 1 janar-31 dhjetor 2020.

Nuk bëhet fjalë për abuzim në procedura, por për afera korrupsioni, me rishikim vlerash financiare kontratash, pasi janë bërë tenderët, pasi janë lidhur kontratat dhe kanë nisur zbatimet e projekteve, por dhe pagesa të bëra para bërjes së tenderëve.

Po kështu, janë konstatuar tenderë jashtë planifikimit të fondeve buxhetore, ndërkohë që skandal është fakti, se ka sajim kontratash për gjoja pune publike në vlera mbi 50 milionë lekë të reja, të pa regjistruara te Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë.

Sipas raportit të KLSH, vetëm gjatë vitit 2020 janë bërë rishikime fondesh në 2327 tendera, pasi investimet e shërbimet kanë përfunduar, me vlerë abuzimi 50.7 miliardë lekë të reja, nga të cilat 632 janë në investime kapitale e 1695 shpenzime korrente.

Rekord është Bashkia e Tiranës, me 2542 fatura në vlerë totale 3.4 miliardë lekë të reja, të shlyera me dosje të falsifikuara kontratash e preventivësh, pasi janë kryer investimet e shërbimet, duke i çuar në Thesarin e Shtetit me 30 ditë vonesë nga sa e detyron ligji.

Ekzistojnë kontrata tenderësh me vlerë 25.8 miliardë lekë të reja në Agjencinë e Prokurimit Publik, por nuk ekzistojnë në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë; dhe e kundërta, ekzistojnë pagesa në Bashkitë Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan e disa ministri, por nuk ekzistojnë si tendera të kryer, në regjistrat e Agjencisë së Prokurimit Publik që i miraton tenderët.

Gjatë vitit 2020, në sistemin Informatik Financiar të Qeverisë, ka patur 743 rekorde unike të dokumentit Urdhër-Prokurim për 24 mijë tendera, të cilët janë çuar për pagesa në Degët e Thesarit, para shpalljes së tenderëve në APP.

Falsiteti i pagesave, thellohet akoma më tepër, kur mëson se 197 urdhër-prokurime me vlerë 2.3 miliardë lekë të reja të regjistruara me data të vitit 2020, kanë kontrata të viteve 2009-2011; por nuk kanë dosje shoqëruese për investimet e kryera, për të cilat ka indicie se nuk janë të prapambetura, por të sajuara për të vjedhur, ku rekord është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Indicie për vjedhje, është dhe fakti se gjatë vitit 2020, Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës e 30 bashki të tjera, kanë paguar 2564 kontrata në vlerë totale 52 miliardë lekë, të cilat i përkasin viteve të mëparshme, ku më e hershmja i përket vitit 2007 me vlerë 632 milionë lekë të reja, dorëzuar për likujdim nga Bashkia Tiranë.

Gjithë këtë batërdi me fondet publike, kupola e Thesarit të Shtetit, jo vetëm që nuk e ka ndaluar, por e ka lejuar dhe ia ka raportuar vetëm kryeministrit që është edhe vetë pjesë e abuzimit; kur sipas ligjit, përveç informacionit zyrtar te kryeministri, duhej të denonconte te organet e drejtësisë./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

BE mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave

30/06/2022, 21:54
Anti-Mafia

Agjentët dhe zyrtarët pazare me informacionet sekrete, 10 dosje nën hetim nga prokuroria për shitje të dhënash; zbardhet raporti

30/06/2022, 21:26
Forum

Halli i madh i Saliut dhe stani me lepuj në PD

30/06/2022, 19:34
Kryesore

Sinjale pozitive për negociatat/ Shkupi merr në dorë propozimin francez, javën që vjen pritet mbledhja qeveritare Shqipëri-BE

30/06/2022, 17:38
Aktualitet

Rama bën gati ligjin, kultivimin e kanabisit ja beson Krifcës dhe Manastirliut; detajet si do të lulëzojnë parcelat me drogë

30/06/2022, 16:46
Aktualitet

Skandali në vetting/ SPAK dërgon për gjykim Etleda Çiften, anëtarja e KPK ka fshehur dhe falsifikuar pasurinë

30/06/2022, 13:35
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Vrau kunatën një vit më parë, Apeli mbyll në qeli përjetë Erdet Çapokun

Të përfshirë në kontrabandë/ Arrestohen 6 persona, policia bllokon 5 magazina në Tiranë  

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

01/07/2022, 9:35

Kosova përballet me ngritje enorme të çmimeve

01/07/2022, 9:34

​Talat Xhaferi i mbijeton mocionit të mosbesimit

01/07/2022, 9:31

Ukraina ndihmon Evropën me energji elektrike, sfidon varshmërinë ruse

01/07/2022, 9:21
Çfarë fshihet pas propozimit francez?! “DW”: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit

Çfarë fshihet pas propozimit francez?! “DW”: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit

01/07/2022, 9:21
Biden: Ukraina do të ndihmohet me 600 tanke, 600 mijë armë anti-tank, raketa kundër anijeve dhe artileri shtesë

Biden: Ukraina do të ndihmohet me 600 tanke, 600 mijë armë anti-tank, raketa kundër anijeve dhe artileri shtesë

01/07/2022, 9:18

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In