Dosja e zezë23 Janar 2023, 11:51

Fakte tronditëse: 21 Janarin e bënë dhe e “groposën” të tre bashkë: ata që vranë dhe ai që çon karafila

Shkruar nga Pamfleti
Fakte tronditëse: 21 Janarin e bënë dhe e

Fakte tronditëse: 21 Janarin e bënë dhe e “groposën” të tre bashkë: ata që vranë dhe ai që çon karafila

Kryeministri Edi Rama, heshti në shtator 2018, kur KLSH i dërgoi raportin, se 8 armë që qëlluan  më 21 janar 2011, ishin zhdukur nga magazina e Gardës dhe nga Prokuroria e Tiranës kur drejtues ishte Petrit Fusha, të cilat i kishin marrë për gjoja hetime

Ka tre fakte me zë e figurë, që nëse SPAK i heton, do përcaktojë se cilët janë autorët që krijuan terrenin për masakrën e 21 janarit.

Ka edhe disa fakte të tjera pas 21 janarit 2021, që provojnë se atë masakër e “groposën” të tre: Sali Berisha e Ilir Metaj që heshtin; edhe Edi Rama që vishet me të zeza e çon karafila në shesh.

– Më 23 janar 2020 te emisioni “Opinion” në Tv Klan, Sali Berisha tha: – “Garda qëlloi në përputhje me ligjin, ata (viktimat) morën atë që merituan. Ndërsa në shkurt 2022, tha: – Po të doja, urdhëroja të vritej edhe Edi Rama, ishte venë në shënjestër të snajperit.

– Më 26 janar 2011, Ilir Meta tha në media: Ata i çoi deri Edi Rama para grykës së armëve, me qëllim që të vriteshin, garda bëri detyrën.

– Më 1 qershor 2011, Sali Berisha shpërbleu gardistët vrasës me 3-5 paga mujore, duke i cilësuar “heronj që mbrojtën shtetin dhe sigurinë publike”.

– Më 2013-ën, Edi Rama përdhosi gjakun e 4 viktimave që i çoi te pushkët e Gardës dhe u bashkua në pushtet me Ilir Metën, megjithëse 21 janari ndodhi për bllokun e aferave të Ilirit.

– Në janar 2014, Edi Rama emëroi komandantin e grupit të zjarrit, Agron Malaj, Drejtor të OSHEE në rajonin Laç-Dibër e kryetar të PS në Burrel dhe më vonë kryetar Bashkie të Matit.

– Me urdhër të Saliut, krye-polici i Tiranës, Arjan Muça, nuk zbatoi vendimin e prokurorisë për arrestimin e Ndrea Prendit, ndërsa pas ardhjes së Ramës në pushtet, u emërua në poste më të larta.

– Më 29 qershor 2016, një muaj pas Vendimit të Gjykatës së Lartë që vrasjet e 21 janarit i cilësoi “vrasje pa dashje”, kryeministri Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Shtetit, i kërkoi Strasburgut të mos e trajtonte kërkesën e familjarëve të 4 viktimave, me argumentin se autorët ishin dënuar.

– Më 30 mars 2017, nën maskën e reformës në Drejtësi e në fshehtësi dhe konsensus të plotë, PS, PD e LSI bënë ndryshimin e Nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale, me këtë përcaktim: – Nuk rihetohen e nuk rigjykohen çështjet e mbyllura edhe nëse dalin prova të reja.

Kaq mjafton, për të mos besuar demagogjinë e përsëritur të Edi Ramës e Taulant Ballës edhe para 3 ditësh, për gjoja rihapje të çështjes së 21 janarit, pasi bashkë me Saliun dhe Ilirin, këtë dosje e kanë groposur më 30 mars 2017 me ndryshimin e Kodit Penal.

– Pas ardhjes së Edi Ramës e Ilir Metës në pushtet më 2013-ën, nga 110 gardistë që ishin në masakrën e 21 janarit, 63 kanë marrë grada e detyra të larta në Gardë, në Ministrinë e Brendshme; janë bërë oficerë sigurie nëpër ambasada; u bënë truproje të Edi Ramës, Ilir Metës, Gramoz Ruçit e Lindita Nikollës dhe të Ilir Metës kur ishte President.

– Pas 21 janarit, vrasësi Agim Llupo është trajtuar dy herë me banesa sociale si i pastrehë: nga bashkia e Tiranës gjatë kohës së PD dhe tani në kohën e PS.

– Kryeministri Edi Rama, heshti në shtator 2018, kur KLSH i dërgoi raportin se 8 armë që qëlluan  më 21 janar 2011, ishin zhdukur nga magazina e Gardës dhe nga Prokuroria e Tiranës kur ishte drejtues Petrit Fusha, të cilat i kishin marrë gjoja për hetime./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare “Pamfleti” #21 Janarin e bënë dhe e “groposën” të tre bashkë #ata që vranë dhe ai që çon karafila Fakte tronditëse