Sport18 Qershor 2018, 13:14

Faktet/ Flamurtari ka humbur identitetin, cdo vit e njëjta histori me skuadër nga e para

Shkruar nga Pamfleti
Faktet/ Flamurtari ka humbur identitetin, cdo vit e njëjta histori me

Faktet/ Flamurtari ka humbur identitetin, cdo vit e njëjta histori me skuadër nga e para

Ka pesë vjet që Flamurtari po përpiqet të ndërtojë një skuadër që të jetë e aftë të fitojë trofe, por dështimi ka qenë spektakolar. Asnjë skuadër tjetër nuk ka dështuar si Flamurtari, edhe pse në cdo fillim sezoni shpenzon shuma të mëdha për të blerë lojtarë të huaj e cilësorë.

Është fakt që gjatë pjesës së parë të edicionit të kaluar ekipi po funksiononte nën drejtimin e Shpëtim Duros dhe u mendua se më në fund e gjetën stabilitetin edhe në Vlorë. Se çfarë ndodhi nga Janari e deri në fund është histori e njohur. “Thuajse i gjithë grupi i lojtarëve do të vazhdojë edhe sezonin tjetër”, deklaronte administratori Sinan Idrizi në muajin maj. Kohë ka për ta mbajtur fjalën, megjithëse gjasat janë që të mos ndodhë.

Nga i gjithë grupi që e mbylli edicionin e fundit kanë rinovuar deri më tani  vetëm 3 lojtarë, Emiliano Musta, Muhamed Useini dhe kapiteni, Tomislav Bushic. Në këtë periudhë të parë të merkatos një nga arsyet kryesore që ka penguar rinovimet apo edhe prurje të reja ka qenë mungesa e trajnerit.

Tashmë me ardhjen e sigurt të Ilir Dajës situata pritet të ndryshojë dhe do të jetë pikërisht ky i fundit që do të vendosë se cilët lojtarë të sezonit të shkuar dëshiron t’i ketë sërish në skuadër dhe kë elementë kërkon të afrojë për të ndërtuar një ekip me potencial të rëndësishëm. Ndoshta ka ende kohë, megjithëse koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme.

Varet se cfarë do të bëjë trajneri i ri, por me siguriq ë ai do të kërkojë blerje të forta që të rrisë pretendimet. Dhe do të fillojë historia nga e para. Shumë specialist vlonjatë janë shprehur se skuadra vuan nga mungesa e qëndrueshmërisë së grupit. Sipas tyre, ndryshimet e shpeshta të grupit nuk sjellin rezultat dfhe Flamurtari është shembulli më i qartë i kësaj.

Skënderbeu kishte gjithë këta vite shembulli pozitiv, pasi mbante bërthamën e grupit dhe e pasuronte me element të huaj cilësorë ose element cilësorë nga Kosova. Edhe Partizanie  ka ruajtur një bërthamë, sikurse dhe Laci apo Luftëtari që ngriti një ekip cilësor me të rinjtë. Kurse në Vlorë publiku është lodhur duke pritur një ekip që synon trofe. /Pamfleti Sport

 

Sport