Aktualitet14 Janar 2019, 15:48

Faktet/ Si qeveria dhe bandat kriminale kërkojnë të mbyllin Pamfletin, një portë të së vërtetës

Shkruar nga Pamfleti
Faktet/ Si qeveria dhe bandat kriminale kërkojnë të mbyllin

Faktet/ Si qeveria dhe bandat kriminale kërkojnë të mbyllin Pamfletin, një portë të së vërtetës

Vetëm që e vërteta të qëndrojë në errësirë banda e kriminelëve po paguan persona në mijëra euro për të sulmuar rast pas rasti e shkrim pas shkrimi faqen në Web dhe Facebook. Ndaj në kundërpërgjigje jemi të detyruar të ndërrojmë domain dhe servera në mënyrë të vazhdueshme.

“Një media e lirë është një lajm i keq për korrupsionin”

Ky është një moment i krenarisë së madhe, por edhe rreziku të madh për një media që kërkon të demaskojë veprime pa skrupull në kurriz të qytetarit.

“Pamfleti” i ashpër, i mprehtë, prej kohësh i është kundërvënë fuqishëm paligjshmërisë, duke u bërë një zë real dhe i dashur për lexuesin vetëm në pak kohë. Por kjo rrugë e ndërtuar me shumë mund, me një staf të vogël dhe financa të pakta, por me shpirt dhe me zell për një realitet më të mirë, kërcënushëm po kanoset një e keqe e madhe.

Llumi i zhytur në korrupsion i frikësuar në palcë nga demaskimi me emra dhe fakte është ethshëm në aksion për të mbyllur dhe penguar fjalën e lirë. Burra e gra të pasur, që kanë çdo motiv të jenë të pandershëm, po shfrytëzojnë çdo akses për të sulmuar e “gjunjëzuar”. Meqë nuk iu ecën me “miq” , “telefonata”, “kërcënime”, “dreka e darka” , siç edhe janë mësuar, vreri i tyrë është bërë edhe më i hidhur. Vetëm që e vërteta të qëndrojë në errësirë banda e kriminelëve po paguan persona në mijëra euro për të sulmuar rast pas rasti e shkrim pas shkrimi faqen në Web dhe Facebook. Ndaj në kundërpërgjigje jemi të detyruar të ndërrojmë domain dhe servera në mënyrë të vazhdueshme.

 

Dhe ky nuk është problem për lexuesin, pasi ata e gjejnë me këmbëngulje dritaren e informacionit. Shqetësimi koklavitet pasi hakerat që ka qeveria dhe bandat e tjera politike janë super të kushtueshëm, janë sulmues profesionistë të fjalës së lirë, të përqëndruar në Rusi e vende armike të demokracisë dhe lirisë së fjalës. Objekti ynë i parë janë rrugët për të vërtetën. Prandaj, ata kanë frikë nga veprimet e tyre. “Kushdo që do të përmbysë lirinë e një kombi, duhet të fillojë të nënshtrojë lirinë e fjalës”, thoshte Benjamin Franklin. Por pa një shtyp të lirë nuk mund të ketë shoqëri të lirë. Kjo është aksiomatike.

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.“Pamfleti” synon të jetë “kupolë lirie” në një mjedis mediatik të kontaminuar, të gjunjëzuar nga paratë e krimit dhe të korrupsionit, ndaj do të demaskojë dhe luftojë “dhëmbë për dhëmbë” për pavarësinë e saj. Bandat janë të fuqishme, por shpërthimi i zinxhirëve është i vyer. Kjo na takon ne, kjo i takon medias.

Ndaj i paralajmërojmë TË NDALEN!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktualitet “Pamfleti” sulme