
Falsifikim dokumentash, arrestohet ish-kryetari i Komunës së Kasharit Besnik Fuçia dhe një ndërtues
Ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë.
Një prej tyre është ndërtues.
Ish-zyrtari akuzohet për flasifikim të dokumentave.
Një ditë më parë u arrestua edhe ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar.
Jurgen Memishaj u ndalua në akuzën për falsfikimim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në dhënien e një leje për ndërtimin e dy pallateve në këtë zonë.
Arrestimi i Memishaj u bë pas kallëzimit të njërit prej investitorëve.