Bota30 Maj 2018, 09:12

Falsifikohet firma e presidentit, zyrtari i ministrisë “emërohet” konsull (Dokumenti)

Shkruar nga Pamfleti
Falsifikohet firma e presidentit, zyrtari i ministrisë

Falsifikohet firma e presidentit, zyrtari i ministrisë “emërohet” konsull (Dokumenti)

Institucioni i presidentit është përfshirë në një skandal duke cënuar sigurinë e misionit konsullor në Zvicër.

Sipas ‘’KTV-së’’Recepsionisti Mehmet Bislimi, i cili është pjesë e konsullatës së Kosovës në Zyrih ka rënë pre e mashtrimeve duke u emëruar ‘’konsull i përgjithshsëm’’.

Dokumenti mban firmën e presidentit Thaçi dhe është dërguar nëpërmjet emailit, Albert Prenkaj, drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme në Kosovë.

Konsullata ka kuptuar mashtrimin vetëm kur dikush ka dërguar me postë emailet e telefonistit në adresë të Konsullatës.

Sipas burimeve të gazetës, pasi e ka kuptuar mashtrimin me punonjësin e Konsullatës, drejtori i përgjithshëm në MPJ, Prenkaj, ka lajmëruar sektorin e krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës.

 

Rajoni Hashim Thaçi Mehmet Bislimi presidenti i Kosovës