Bota 5 Gusht 2022, 16:36

Falsifikohet historia/ Camaj: Marrëveshja e Abazoviç me Kishën Serbe përvetëson edhe prona të shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Falsifikohet historia/ Camaj: Marrëveshja e Abazoviç me Kishën

“Kisha serbe në Mal të Zi do ndihet si kishë autoktone, autoqefale, edhe pse do të zbatojë urdhra nga Beogradi. Falsifikohet historia, sepse kishës serbe i njihet vjetërsia përtej kufijve në Serbi. Ato që ishin prona të shtetit i dhurohen kishës serbe. Dua të përmend dy prona në zonën e bjeshkëve tona, me këtë marrëveshje bëhen pronë e saj. Me këtë marrëveshje është prekur në identitet dhe çështje të ndjeshme në Malin e Zi”, tha Camaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj foli në një lidhje Skype për MCN TV lidhur me marrëveshjen e qeverisë së  kryeministrit Dritan Abazoviq me Kishën Serbe.

Camaj thekson se marrëveshja i mundëson kishës serbe privilegje, sidomos sa i takon pronësisë, duke shtuar si asaj i njihen edhe prona që janë në trojet shqiptare.

Në shikim të parë duket si një marrëveshje e rëndomte. Ka disa privilegje që i mundësohen Kishës Serbe, në rend të parë, pronësia. Pronësia të cilën e kishte kundërshtuar ligji mbi fetë i qeverisë së Djukanovic. A është marrëveshja që i duhet Malit të Zi do ta dëshmojë kohë, por ne të tjerët kemi një farë pakënaqësie. Kishës serbe i njihen edhe prona që janë në trojet shqiptare. Mendoj se me këtë marrëveshje janë hapur çështje të reja edhe me bashkësi të tjera fetare, si ajo katolike. Zyrtarisht nuk është diskutuar për këtë pjesë. Ishte formuar një komision, që nuk punoi pasi disa anëtarë nuk donin të punonin me atë që kanë pasur ide fashiste në të kaluarën. Është pothuaj e papranueshme që këto çështje kaq madhore të kryhen pa një diskutim publik”.

I pyetur mbi nismën e Djukanovic për rrëzimin e qeverisë, Camaj tha se qëndrimi që do të mbajnë pakicat do të përcaktojë fatin politik të Abazoviq.

Iniciativa do të ndërmerret nga partia e Djukanovic, votimi nuk do realizohet sot, nesër, duhen respektuar proceduarat. Abazoviq nuk frigohet nga këto kërcënime, duke besuar se ka fituar përkrahjen e palës tjetër. Kushtetueshmëria nuk është vënë në test dhe komisioni nuk ka punuar. Fakti që i jepet mundësia e ndërtimit në prona, pa leje adekuate, është një shkelje flagrante. Është interesante se kur do të ndërmerret dhe kush do ta ndërmarrë iniciativën për ta vendosur në test qeverinë e re. Çështja e sjelljes së pakicave në këtë moment po ashtu do jetë interesante. Partitë e pakicave duhet të mbajnë anë dhe ana do të përcaktojë fatin e qeverisë në të ardhmen. Atë mund ta rrezikojë vetëm Parlamenti. Pyetja është a do ketë numra të mjaftueshëm për rrëzimin e Abazoviq”.

Camaj shton se me marrëveshjen e re, Kisha Serbe do ndihet autoktone në Malin e Zi, duke vënë në dukje se falsifikohet historia.

Kisha serbe në Mal të Zi do ndihet si kishë autoktone, autoqefale, edhe pse do të zbatojë urdhra nga Beogradi. Falsifikohet historia, sepse kishës serbe i njihet vjetërsia përtej kufijve në Serbi. Ato që ishin prona të shtetit i dhurohen kishës serbe. Dua të përmend dy prona në zonën e bjeshkëve tona, me këtë marrëveshje bëhen pronë e saj. Me këtë marrëveshje është prekur në identitet dhe çështje të ndjeshme në Malin e Zi. Axhenda evropianë nuk e ka paraparë këtë marrëveshje në prioritetet e veta. Mendoj që partitë e pakicave do përcaktojnë fatin, nëse qeveria do të qëndrojë apo jo”.

Ballkani