Gjykata e Elbasanit ka liruar gjashtë të akuzuarit për falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në 25 prill. Prokuroria kërkoi arrest me burg për gjashtë të arrestuarit dhe tha se do të apeloje vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje.
Arrestimi i tyre u bë 3 ditë më parë për ndryshime të rezultatit të votimit, ku votat për një kandidat i kanë kaluar një kandidati tjetër brenda koalicionit, ku janë hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli dhe i janë shtuar kandidatit demokrat Lefter Gështenja. Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, gjithsej 69 vota. Falsifikimi i rezultatit është konstatuar nga këqyrja pas zgjedhjeve që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas informacioneve, në pranga ranë shtetasit Durim Alla, Algert Alla, Erald Karriqi, Erjon Dashi Mili Vasku dhe Ylli Kuka. Të gjithë këta shtetas u liruan ditën e sotme nga gjykata, me detyrim paraqitje.
Nga ana tjetër janë shpallur në kërkim Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të gjithë ishin caktuar nga partitë politike për numërimin e votave nepër qendrat e votimit në Elbasan. Përkatësish për Partinë Socialiste ishin caktuar, Ylli Kuka, Oltion Bajrami, Durim Alla dhe Algert Alla.
Për Partinë Demokratike Erald Karriqi dhe Erjon Dashi
Ndërsa për Lëvizjen Socialiste për Integrim përfaqësues ishin Eduart Zito dhe Mili Vasku.